Lajme

Gjermania dhuron 500 mijë euro për FSK-në

Sot është nënshkruar marrëveshje, me anë të së cilës Qeveria gjermane ndan një grant me vlerë 500 mijë euro për Forcën e Sigurisë së Kosovës.

Faruk Geci, ushtrues i detyrës së Sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Mbrojtjes dhe Christian Heldt, ambasador i Republikës Federale të Gjermanisë, nënshkruan marrëveshjen, me anë të së cilës Qeveria gjermane ndan një grant me vlerë 500 mijë euro për Forcën e Sigurisë së Kosovës, për blerjen e materialeve dhe pajisjeve mjekësore, shkruan Klan Kosova.

Me këtë rast, sekretari i përgjithshëm, Geci, ka falënderuar ambasadorin gjerman dhe përmes tij Qeverinë dhe popullin gjerman për ndarjen e mjeteve financiare për FSK-në.

Nga MM thonë se FSK me fondin e dhuruar nga Qeveria gjermane ka për qëllim të përmirësojë pajisjet e Qendrës Mjekësore të Forcës së Sigurisë të Kosovës, si dhe  synon të sigurojë materiale dhe pajisje mjekësore që do të ndikojnë në ngritjen e kapaciteteve mjekësore dhe shërbimeve mjekësore, përcjell albinfo.ch.