Ekonomi

Shqipëria shënon rritje të eksporteve me Francën, Gjermaninë dhe Holandën

Sipas të dhënave të fundit për muajin Gusht 2019, vendet me të cilët Shqipëria ka pasur rritje më të madhe të eksporteve, në krahasim me Gusht 2018 janë: Franca 472,8 %, Gjermania 14,1 %, dhe Hollnda 143,2 %.

NSTAT bën të ditur se, gjatë këtij tetëmujori, vendet me të cilët Shqipëria ka pasur rritje më të madhe të eksporteve në krahasim me një vit më parë, janë: Kosova 19,7 %, Gjermania 5,9 %, dhe Kina 7,0 %.

Për sa i përket importit, në muajin Gusht 2019, vendet me të cilët Shqipëria ka pasur rritje më të madhe të importeve, në krahasim me Gusht 2018 janë: Italia 3,6%, Kina 18,2 %  dhe Turqia 15,2 %, shkruan Agjencia Telegrafike e Shqipërisë, përcjell albinfo.ch.