Kosova
KFOS-i promovon librin për imazhin e Kosovës në shtetet e tjera
Libri i cili përmban tre kapituj me hulumtime, është publikuar të mërkurën nga Fondacioni i Kosovës për Shoqëri të Hapur
Një bazë njohurish për shtetin e Kosovës tash e tutje, mund ta gjeni në librin “Njohja e Kosovës bashkëkohore”.
Libri, i cili përmban tre kapituj me hulumtime, është publikuar të mërkurën nga Fondacioni i Kosovës për Shoqëri të Hapur, raporton KTV.
Redaktori i librit thotë se qëllimi ka qenë që botës t’i sillen informacione të reja dhe të sakta për vendin.
Sipas tij, Kosova është vend i ri dhe i panjohur për shumëkënd dhe ky publikim synon t’u kontribuojë në veçanti edhe marrëdhënieve me pesë vendet e Bashkimit Evropian që ende nuk e kanë njohur pavarësinë e shtetit kosovar.
“Ideja nuk ka qenë të shpërndajmë njohuri për kosovarët, por për të huajt dhe për vendet në të cilat mungojnë analizat profesionale për Kosovën dhe shoqërinë kosovare. Hulumtuesit e rinj kanë bërë punë të mrekullueshme dhe përvojat e tyre i kanë shpërndarë në gjithë Evropën”, ka thënë Agon Demjaha, redaktor i botimit.
“Kosova mbetet e panjohur për shumë shtete dhe shumë vende e lidhin atë me jostabilitet dhe luftë, por në realitet Kosova ka shoqëri të re me të rinjtë që dëshirojnë të punojnë, e projekti ynë përmes një metodologjie inovative të punës, po përpiqet që t’i sjellë botës këtë informacion për Kosovën”, ka thënë Ioannis Armakolas, redaktor.
Në këtë botim, janë trajtuar gjithashtu, marrëdhëniet mes Kosovës dhe Ballkanit Perëndimor.
Udhëheqësi i Qendrës për Integrime në BE pranë Institutit për Demokraci në Shkup, thotë se vendet e rajonit duhet të mësojnë përfundimisht se vetëm përmes bashkëpunimit rajonal, mund të lëvizin përpara.
“Jemi vende të vogla dhe nëse dëshirojmë të veprojmë individualisht është shumë vështirë. E, kjo është vërejtur edhe nga Komisioni Evropian që vazhdimisht ka tërhequr vërejtjen. Vendet e rajonit duhet të ndalen duke luajtur rolin e viktimave”, ka thënë Zoran Nechev – Udhëheqës i “Societas Civilis”, Shkup.
Rreth këtij botimi, i cili nisi në vitin 2016 dhe u përkrah nga KFOS-i, kanë punuar 12 hulumtues, përcjell Albinfo.ch.
https://www.youtube.com/watch?v=ro5Pvqjazzs
E-Diaspora
-
Rita Ora në New York për ndërrimin e moteve Për natën e ndërrimit të motmoteve, shqiptarja me famë botërore, Rita Ora, dhe moderatori, Ryan Seacrest,...
-
Bekim Zogaj, kur “pensionimi” vjen në kulmin e karrierës
-
Xhaka, me transplant të flokëve në Prishtinë
-
1 orë pritje për të dalë nga Kosova
-
Si do të votojë diaspora në Shqipëri më 11 maj?
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Një person humb parakrahun nga shpërthimi i fishekzjarrëve 36-vjeçari po rregullonte fishekzjarrët, të cilat më pas kanë shpërthyer. Ai ka mbetur i lënduar edhe...
-
Zvicra nis vitin e ri me fishekzjarre, kokteje dhe njerëz të lënduar
-
Pensioni AHV, ushtria, buxheti: Këto janë diskutimet e vitit 2024
-
Aterrimi emergjent në Graz: Motori i Swiss-Airbus A220 tregon “model të panjohur defekti”
-
Pas korrigjimit: SBB, nga vendi i dytë bie në vendin e njëmbëdhjetë në Evropë