Integrimi
Si të forcohet bashkëpunimi Kosovë-diasporë ?
Nëpërmjet një pyetësori mund të jepni mendimin tuaj se si Kosova dhe diaspora mund të forcojnë bashkëpunimin në fusha të ndryshme
Në kuadër të projektit “Promovimi i Shoqërisë Demokratike II”, komponenta për diasporë nëpërmjet një pyetësori mund të jepni mendimin tuaj se si Kosova dhe diaspora mund të forcojnë bashkëpunimin në fusha të ndryshme.
Qëllimi i këtij pyetësori është të identifikoj interesin, mundësitë dhe vullnetin e shoqatave, asociacioneve dhe individëve në diasporë që të thellojnë bashkëpunimin me Institucionet dhe shoqërinë në Kosovë në mënyrë që të përshpejtohet zhvillimi socio-ekonomik i Kosovës.
Qëllimi i kësaj iniciative është që në fund të dilet me një raport se si definohet faza intervenuese, qasja dhe modaliteti për dhënien e grandeve në këtë fushë.
Sipas udhëheqësve të projektit pyetësori është vetëm për nevojat e brendshme dhe si i tillë trajtohet konfidencial.
Ky projekt financohet nga Zyra Zvicerane për Bashkëpunim dhe zbatohet nga KCSF.
Formularin e plotësuar mund ta përcillni në adresën: [email protected]
Shkarko formularin në formatin .doc
Ose plotësoni formularin online me poshtë:
E-Diaspora
-
Shqiptari i zhdukur prej dy javësh në Austri, gjendet i vdekur në Gjermani Është gjetur pa shenja jete trupi i Agim N. me banim në Wels të Austrisë, i... -
Dita e të Drejtave të Njeriut shënohet me apel për barazi reale, qasshmëri dhe pjesëmarrje qytetare -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Konsullja e Kosovës, pjesëmarrëse në ceremoninë “Escalade” në Gjenevë
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Hyn në fuqi marrëveshja e re kolektive kombëtare e ndërtimit Kjo u njoftua bashkërisht nga kompanitë e ndërtimit dhe sindikatat Unia dhe Syna pas raundit të... -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Banorët e evakuuar të Brienzit mund të rikthehen të shtunën -
Qeveria zvicerane thotë se të burgosurit e huaj duhet të marrin sigurim shëndetësor -
Apartamenti më i shtrenjtë në Cyrih, kushton 24,000 CHF në muaj













