Integrimi
Zvicra ndërpret ndjekjen penale ndaj Azem Sylës
Prokuroria ka ardhur në përfundim se nuk ka mundur të dëshmohet asnjë sjellje ose veprim i ish deputetit kosovar që mund të ndiqet penalisht
Është ndërprerë Procedura e Prokurorisë Publike të Kantonit të Soloturnit kundër ish deputetit kosovar, Azem Syla. Akuza për mashtrim dhe mosplotësim të detyrimit për paraqitje nuk kanë mundur të dëshmohen. Në kuadrin e hetimeve janë shyqrtuar akte dhe dokument të ndryshme, pastaj është krer një bastisje në banesën e tij dhe janë bërë disa marrje në pyetje. Është kontrolluar në mënyrë sistematike edhe gjendja financiar e të akuzuarit në bankat si në Zvicër ashtu edhe në Kosovë.
Pas të gjitha këtyre, prokuroria ka ardhur në përfundim se nuk ka mundur të dëshmohet asnjë sjellje ose veprim që ndiqet penalisht. Po ashtu është dëshmuar se gjatë periudhës më relevante, për hetimet, në mes të vitit 2002 dhe 2011 i akuzuar nuk ka realizuar të ardhura. Përveç kompensimit material nuk kanë mundur të dëshmohet ndonjë burim tjetër të ardhurash.
Kundër mundësisë së tij për të siguruar të ardhura flet edhe fakti se fëmijët e tij të rritur e kan mbështetur atë financiarisht, pasi që kantoni i Soloturnit nga shkurti i vitit 2011 ia kishte ndërprerë të ardhurat kompensuese (suplementare). I akuzuari nuk ka fshehur ndonjë pasuri, thuhet më tutje në komunikatën e prokurorisë. As gjatë bastisjes në shtëpi dhe as në konsultimet e bëra në bankat përkatëse nuk janë gjetur të dhëna për ndonjë xhirollogari relevante të tij.
Hetimet kanë konstatuar përmes atesteve mjekësore të pavarura se i akuzuari ka qenë në gjendje të rëndë shëndetësore dhe rrjedhimisht nuk ka mundur të punojë. Këtë gjendje nuk e ndryshon as fakti se ai ka bartur disa funksione në Kosovë. Ndërsa postin e ministrit të mbrojtjes e ka mbajtur vetëm për dhjetë muaj, madje 3 vjet para periudhës relevante për hetimet. Ky dhe funksionet e ngjashme nuk paraqisnin barrë për Sylën, dhe i janë ngarkuar atij në bazë të shkallës së njohjes që ai gëzonte.
Në mars të vitit 2012 prokuroria e përgjithshme e Solothurnit kishte hapur hetimet kundër Sylës, duke u mbështetur në një kallëzim penal të bërë nga fondi (arka) i kompensimeve i Solothurnit. Kallëzimi kishte të bënte me “shfrytëzimin e bërë padrejtësisht të të ardhurave suplementare në vlerë të 426 mijë frangave. Gjykata Administrative e Soloturnit në shkurt të vitit 2012 në vendimin e saj kishte konstatuar se Azem Syla “kishte shfrytëzuar apo madje edhe abuzuar në mënyrë të konsiderueshme për vite me radhë sistemin e këtushëm social”.
Lidhur me këtë konstatim gjykata në fjalë kishte vëtetuar vendimin e mëparshëm për dëbimin nga Zvicra të Sylës.
Azem Syla ka ushtruar ankesë ndaj këtij vendimi, duke e shtyrë lëndën deri në Gjykatën Federale, si shkalla më e lartë e gjyqësisë. Por, pas vendimit negativ, ai në muajin maj të vitit 2012 ishte detyruar të braktiste Zvicrën.
Të tjera nga Integrimi
E-Diaspora
-
Edi Rama sot takon diasporën në Londër Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, të dielën do të mbajë tubim me diasporën shqiptare në Londër....
-
Dubai: Firma shqiptare e patundshërive me ofertë për investitorët shqiptarë të Zvicrës
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Mbi 12,000 raportime për fyerje Gjatë dhjetë vjetëve të fundit, raportet për fyerje në Zvicër janë rritur me 64 për qind....
-
Çfarë nisma të tjera votojnë kantonet dhe qytetet në Zvicër?
-
Zvicra voton për katër propozime kombëtare sot
-
Qeveria federale bën thirrje për kujdes: Rrugët janë të rrëshqitshme
-
Ndjekjet penale dhe falimentimi: Rritje e rrezikut për të vetëpunësuarit nga viti 2025