Integrimi
Bëhen bashkë për festat e nëntorit
Qendra Kulturore e Kosovës për Diasporë dhe Mërgatë në Zvicër do të organizojë një manifestim kulturor më 28 nëntor
Me rastin e festave të nëntorit dhe ditëlindjes së heroit të kombit Adem Jashari, Qendra Kulturore e Kosovës për Diasporë dhe Mërgatë në Zvicër, në kuadër të “Ditëve të diasporës 2014”, do ta organizojë një manifestim kulturor. Në kuadër të këtij manifestimi do të mbahet festivali i leximit letrar dhe do të hapet ekspozita kolektive e Shoqatës së Artistëve Figurativë.
Në këtë manifestim, që organizohet në bashkëpunim me Shoqatën e Krijuesve Shqiptarë në Zvicër dhe Shoqatën e Artistëve Figurativë në Zvicër, do të marrin pjesë edhe autorë shqiptarë nga Suedia, Gjermania, Austria, Finlanda e vende të tjera që janë pjesë e Lidhjes së Krijuesve Shqiptarë të Mërgatës.
Data: 28 nëntor, në orën 19:00.
E-Diaspora
-
Akuzohen 6 shqiptarë për pastrimin e 7 milionë frangave përmes agjencisë turistike Gjatë njëmbëdhjetë muajve, pronari i biznesit dhe djemtë e tij thuhet se kanë ndihmuar në pastrimin...
-
Simpozium me ligjerata mjekësore në Gjenevë dhe Cyrih!
-
Panikë në aeroplanin që udhëtonte nga Prishtina në Halmstad, turbulencat e mëdha shkaktuan probleme në frymëmarrje
-
24 orë në ditë në shërbim të pacientit: Spitex Mednest24
-
Gjermania me numrin më të lartë të votuesve jashtë Kosovës
Jeta në Zvicër
-
Moti në Zvicër: Bëhet apel për kujdes në rrugë, akulli kërcënon në këto rajone Dimri po mban në pritje ultësirat: në vend të borës, pjesë të vendit kërcënohen nga akulli...
-
Gjërat që nuk u takojnë të huajve në Zvicër
-
Rritet papunësia në Zvicër
-
Akuzohen 6 shqiptarë për pastrimin e 7 milionë frangave përmes agjencisë turistike
-
Zvicër: Parashikimi i motit në fundjavë: ‘Brrrrr’