Kuriozitete
Ushqimet që na mbrojnë nga sëmundjet e zemrës
Arteriet janë kanale, të cilat kanë një funksion shumë të rëndësishëm për zemrën, duke e dërguar gjakun me oksigjen në zemër dhe duke e hequr gjakun që përmban dioksid karboni.
Mirëpo, në rastet kur arteriet janë të bllokuara nga yndyra apo kolesteroli, gjaku nuk mund të qarkullojë mirë dhe si pasojë bllokohen arteriet dhe shkaktohen sëmundje të ndryshme kardiovaskulare.
Disa nga produktet natyrale që mund t’i përdorni çdo ditë për të zhbllokuar arteriet dhe për të ruajtur shëndetin e zemrës janë:
Vaji i ullirit – përbëhet nga yndyra të shëndetshme, të cilat kanë një efekt pozitiv në zhbllokimin e arterieve. Vaji i ullirit ka aftësi të ulë sasinë e kolesterolit të keq dhe të parandalojë formimin e pllakave të kolesterolit, të cilat janë shkatare kryesore të sulmit në zemër.
Shega– Është shumë e pasur me antioksidantë dhe vitamina, duke e stimuluar kështu prodhimin e oksidit nitrik, i cili ka funksion të rëndësishëm për qarkullimin e gjakut.
Peshku– Është i përbërë nga një numër i madh i acideve yndyrore të shëndetshme. Këto acide mundësojnë shkatërrimin e pllakave të kolesterolit dhe prodhimin e kolesterolit të mirë, i cili e ulë tensionin e latë të gjakut si dhe kontribuon në shëndetin e zemrës.
Bajamet– Me siguri keni dëgjuar për efektet magjike të bajameve. Sipas ekspertëve, bajamet kanë aftësi ta ulin sasinë e kolesterolit të keq për 15%. Këto fruta të thata këshillohet të përdoren çdo ditë, mirëpo në sasi të vogël.
E-Diaspora
-
24 orë në ditë në shërbim të pacientit: Spitex Mednest24 Spitex Mednest24 kontribuon në përmirësimin e cilësisë së jetës së njerëzve të moshuar ose të sëmurë...
-
Votimi në diasporë, ambasada e Kosovës në Gjermani tregon procedurën e plotësimit dhe dërgimit të fletëvotimit
-
Gjermania me numrin më të lartë të votuesve jashtë Kosovës
-
Ja si mund të votoni nga jashtë!
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit
Jeta në Zvicër
-
Vdes në burg shtetasi zviceran i arrestuar në Iran dhe i akuzuar për spiunazh Burri po mbahej me një të burgosur tjetër në një burg në qytetin lindor të Semnanit,...
-
Informacionet kryesore në lidhje me ndalimin e ri të Rottweiler në kantonin e Cyrihut
-
Zvicër: Ftohtë të premten, pritet bora e radhës në ultësira
-
Faturat që duhet të paguani në Zvicër para fundit të janarit
-
Banka Kombëtare e Zvicrës pret të mbyllë vitin financiar 2024 me 80 miliardë franga fitim