Shqipëria
Fushë-Krujë: Një banor i shpëtoi 4 fëmijë nga flakët
Kati i tretë i një pallati të vjetër është shkrumbuar tërësisht në fshatin Zallë të Fushë-Krujës, ndërsa katër fëmijë kanë rrezikuar seriozisht jetën.
Një banor ka qenë ai që ka shmangur një tragjedi, duke nxjerrë jashtë godinës së amortizuar katër fëmijë.
Ai ka treguar për “BalkanWeb” se si hyri mes flakëve, duke thyer derën e nxjerrë prej aty fëmijët që ishin të pavetëdijshëm.
“Rreth orës 7:00 shikoja njerëzit që po shikonin lart në katin e tretë dhe u bëra kurioz. Kur dal jashtë dhe shikoj tym. Ngjitem në katin e tretë dhe shikoj 4 fëmijë shtrirë, ishin asfiksuar. Theva derën dhe i nxora. Të flas është diçka e kotë, sepse mua më janë dëmtuar tre hyrje.
Realitetin se sa shpejt kanë ardhur dhe sa shpejt po e fikin, urdhëro, ja ku e ke vetë realitetin. Nuk dilnin as njerëzit, i kam nxjerrë me shkelma”, tha banori.
Ndërsa një tjetër banor ka kërkuar ndihmë, pasi vetë i pestë tashmë nuk kanë ku të shkojnë.
“Kur isha duke punuar më lajmëruan se është djegur shtëpia. Kur erdha unë ishte shkrumbuar komplet kati i tretë. Nuk ka asgjë brenda, ka rënë komplet tavani në tokë, janë djegur të gjitha në katin e tretë.
I lutem shtetit të na ndihmojë, kush të ketë mundësi të na ndihmojë, sepse ne nuk kemi ku të shkojmë. Unë jam vetë i pesti, kam tre fëmijë, gruan. Kanë qenë fëmijët në momentin e zjarrit, kanë dalë jashtë, më kanë lajmëruar në telefon. Mendoj se ka qenë një shkëndijë elektrike”, tha banori.
E-Diaspora
-
Gjermania e Zvicra prijnë me numrin e të regjistruarve për votim nga diaspora 107,158 votues nga diaspora kanë aplikuar për votim në zgjedhjet e përgjithshme të 9 shkurtit të...
-
Një neurokirurg akademik shqiptar, në mes të Kolorados dhe Bazelit
-
Florian Haçkaj: Një jetë përtej kufijve dhe një mision për Shqipërinë
-
Valdete Hoti, figurë frymëzuese dhe sinonim i humanizmit
-
43 orë në bllokim trafiku për të arritur në Kosovë nga Zvicra
Jeta në Zvicër
-
Migros viktimë e kriminelëve kibernetikë që ua keqpërdorin logon Paralajmërimi nga Zyra ndërkantonale Zvicerane për Parandalimin e Krimit (SKP) erdhi pak para Krishtlindjeve: “Përpjekjet për...
-
Si do të ndikojnë te qytetarët ndryshimet në ekonominë zvicerane në vitin 2025?
-
Ҫfarë mund të prisni në Zvicër në vitin 2025?
-
Taksat e turizmit shtohen në koston e pushimeve të skive në Alpet zvicerane
-
Aplikimi për patentë shoferë, një hap me rrezik të lartë për të moshuarit