Lajme
Aleanca Franceze e Prishtinës hap dyert për studime në Francë
Aleanca Franceze e Prishtinës së fundi ka hapur dyert për të rinjët të cilët dëshirojnë kurse dhe studime universitare në Francë.
Aleanca Franceze ka organizuar pritje për vizitorët, të cilët u njoftuan në lidhje me studimet universitare në Francë. Vizitorët u informuan në lidhje me studimet universitare në Francë dhe diplomat e gjuhës frënge që lëshohen në Aleancën Franceze: DELF, DALF dhe TCF.
Drejtoresha e Aleancës Franceze, Anne Sophie, ka hapur këtë aktivitet për krijimin e mundësive të reja për kurse dhe studime universitare në Francë, shkruan Ekonomia Online.
Ajo tregoi se kanë ofruar kurse që janë si teste për fëmijë dhe të rritur, si dhe i kanë njoftuar vizitorët për studimet në Francë, ku certifikata e Aleancës Franceze njihet për studime në Francë si dhe për punë.
“Sot është ditë e hapur e Aleancës Franceze, pra është dita kur ne i tregojmë të gjitha aktivitetet tona publikut. Sonte ofrojmë kurse të cilat janë vetëm si teste për fëmijë dhe të rritur. Pastaj do t’i informojmë njerëzit për të gjitha aktivitetet e tjera kulturore që ofron Aleanca Franceze. Si dhe informata për studimet në Francë nga këndi, i cili është këtu, për t’i informuar studentët për të gjitha informatat kur t’i ndjekin studimet. Gjithashtu edhe për diplomat e gjuhës frënge, të cilat i ofrojmë, siç janë diplomat TELF DAF si dhe TISE. Janë diploma, të cilat i certifikojmë dhe mundësojnë për të studim në Francë ose punë”, tha ajo.
Aldi Krasniqi, vizitor në Aleancën Franceze, edhe pse shumë i vogël, u shpreh se ka ardhur këtu për ta rifreskuar këtë gjuhë, ngase ai ka pasur rastin të jetojë në Francë dhe e flet mirë frëngjishten.
“Frëngjishten e kam mësuar në Francë, kam jetuar atje. Kam ardhur këtu për të mos e harruar frëngjishten”.
Vizitorët mund të përfitojnë orë mësimi falas për t’u “njohur” me gjuhën frënge, për fëmijë, adoleshentë dhe të rritur.
Gjatë tërë ditës, vizitorët kanë fituar zbritje në regjistrime prej 10% dhe janë ofruar edhe specialitete të kuzhinës franceze për të gjithë të pranishmit, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Një neurokirurg akademik shqiptar, në mes të Kolorados dhe Bazelit Dr. Edin Nevzati punon si neurokirurg në SHBA, në Universitetin e Kolorados ndërsa ruan lidhjen shkencore...
-
Florian Haçkaj: Një jetë përtej kufijve dhe një mision për Shqipërinë
-
Valdete Hoti, figurë frymëzuese dhe sinonim i humanizmit
-
43 orë në bllokim trafiku për të arritur në Kosovë nga Zvicra
-
Abdixhiku aludon se nga mbi 100 mijë të regjistruar për votim nga diaspora, 40 mijë janë mbështetës të LDK-së
Jeta në Zvicër
-
Zviceranët pesimistë për vitin 2025, sa i përket anës financiare Numri i njerëzve që kanë vështirësi në pagesën e primeve të sigurimit shëndetësor nuk ka qenë...
-
Një skiator humb jetën nga orteku në Zvicër
-
Një neurokirurg akademik shqiptar, në mes të Kolorados dhe Bazelit
-
84 franga në ditë, ku shkojnë paratë që paguani për biletën e skive?
-
Reshjet e fundit të borës nxisin fluksin turistik, por bëjnë presion mbi industrinë e hoteleve dhe restoranteve