Integrimi
“Shota”, koncert për ngritjen e shtëpisë së familjes nevojtare
Aksioni do të zgjasë deri në shkurt të vitit të ardhshëm, kur planifikojnë që së bashku me shoqatën "Feniks" nga Ferizaj të fillojnë ndërtimin e shtëpisë
Shkolla shqiptare e vallëzimit “Shota” së bashku me disa këngëtarë dhe pronarin e restorantit Ramadan Millaku, të dielën në Glattbrugg të Zürich-ut në restorantin “Villa-Myami” ka mbajtur një koncert humanitar, me qëllim që të mbledh mjete financiare për të ndihmuar një familje nevojtare në Kosovë.
Në fillim u lëshua një dokumentar për të pranishmit për tu njoftuar me kushtet e jetës të kryefamiljares Zyrije Mulaku nga fshati Gajre e Kaçanikut e cila në kushte të vështira jetese, kishte problem që të siguronte edhe kafshatën e gojës për fëmijët e saj, e lëre më të siguroj një kulm mbi kokë që ishte aq e nevojshme për të, sepse ajo shtëpi ku po jetonte ishte gati për tu rrëzuar. Kryefamiljarja Mulaku, ishte e vetme për tu përballur me këto kushte përkundër faktit që burri i saj ishte një ndër ushtarët e parë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Ajo mbanë shpresë për ndonjë zemërgjerë që do tu ndihmojë që sadopak të ketë një jetë më të lehtë.
Agron Bajrami drejtor i SHSHV “Shota” për albinfo.ch tha se kjo iniciativë është marrë nga SHSHV “Shota” dhe rastin e kësaj familje e kemi pa në televizion, dhe kjo ka bërë që ne të ndërmarrim hapa të mëtutjeshme që ti ndihmojmë kësaj familje.
“Këtë rast të kësaj familje e kemi parë në televizion dhe pastaj nga shoqata “Feniks” kemi marrë informata më të shumta rreth gjendjes së kësaj familje. Për ne si SHSHV “Shota” kjo familje nuk është e para që po ndihmojmë, por edhe më herët kemi marrë aksione të tilla që të ndihmojmë nevojtarët në vendlindje, qoftë duke organizuar vetë ne, qoftë duke iu bashkangjitur organizatorëve të tjerë. Këtë ditë në këtë koncert që na kanë përkrahur edhe këngëtarët deri më tash kemi tubuar një shumë të konsiderueshme parash, dhe shpresoj që deri në fund të aksionit do të mblidhen të gjitha të hollat e nevojshme për një shtëpi për familjen Mulaku” tha z. Bajrami.
Ai më tutje shtoi se ky aksion do të zgjasë deri në muajin shkurt të vitit të ardhshëm, kurse planifikojnë që në pranverë, së bashku me shoqatën “Feniks” nga Ferizaj të fillojnë ndërtimin e shtëpisë. Bajrami nuk harroi të falënderoi të gjithë ata që kanë ndihmuar, si të pranishmit që ishin aty, po ashtu edhe të gjithë këngëtarët dhe pronarin e restorantin “Villa Myami” Ramadan Millaku, që kishte lënë në dispozicion restorantin.
Përveç Agron Bajramit, në këshillin organizativ për mbledhjen e të hollave ishin edhe Ismet Xhafaj, Kalosh Zeçiri, Shaban Alimi, Baki Baftiari, Gjevdet Kasumaj dhe Imer Murseli.
Hyrja për këtë koncert humanitar kushtonte për të rriturit, kurse për fëmijët deri në moshën 12 vjeçare ishte falas. Të gjitha të hollat që janë mbledhur do të shkojnë për ndërtimin e shtëpisë për familjen Mulaku në Kosovë.
Këngëtarët që kishin ardhur ta përkrahnin këtë organizim ishin: Fahrije Zogaj, Afrim Aliu, Remzi Leka, Agron Ahmeti, Albulena Ukaj, Lume Osmani, Bujari i Vogël, Valbona Spahiu, Bashkim Spahiu, Arlind Majiqi, Besnik Salihu, Eda dhe Bina, Silva dhe Xheva. Kurse krahas këngëve kishte edhe valle nga dy grupmoshat për të rriturit dhe të rinjtë të valltarëve “Shota” që i dhuruan një shije spektakli këtij organizimi.
Në fund para të pranishmëve u treguan se për këtë ditë në këtë aksion nga pagesa e hyrjes së mysafirëve dhe nga ndihmat deri më tash janë mbledhur 3600 franga.
Publikut në emrin e Shoqatës Humanitare Feniks i është drejtuar edhe nënkryetarja e saj për Zvicër, Teuta Rifati-Kërhani. Ajo ka folur për punën e madhe që ka bërë dhe është duke bërë shoqata “Feniks”, e cila ka qenë edhe ka përzgjedhur familjen që duhej ndihmuar Gjithashtu u tha se me ndërmjetësimin e degës së “Feniksit” në Zvicër, branda katër vite e gjysmë, nga kontributet dhe donacionet humanitare të bashkatdhetarëve janë ngritur mbi 15 shtëpi banimi me kushte shumë të volitshme.
Si gjithmonë edhe kësaj here bashkatdhetarët po tregohen tepër humanë dhe po ndihmojnë në forma të ndryshme për zbutjen e gjendjes së rëndë ekonomike në vendet e prejardhjes. E një ndër format më të rëndësishme të ndihmave është edhe mbledhja e kontributeve për ngritjen e shtëpive për familjet skamnore.
Visar Kryeziu
Të tjera nga Integrimi
E-Diaspora
-
Edi Rama sot takon diasporën në Londër Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, të dielën do të mbajë tubim me diasporën shqiptare në Londër....
-
Dubai: Firma shqiptare e patundshërive me ofertë për investitorët shqiptarë të Zvicrës
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
Jeta në Zvicër
-
Çfarë nisma të tjera votojnë kantonet dhe qytetet në Zvicër? Përpos propozimeve kombëtare, në shumë kantone dhe qytete të Zvicrës mbahet votim gjatë ditës së sotme....
-
Zvicra voton për katër propozime kombëtare sot
-
Qeveria federale bën thirrje për kujdes: Rrugët janë të rrëshqitshme
-
Ndjekjet penale dhe falimentimi: Rritje e rrezikut për të vetëpunësuarit nga viti 2025
-
A duhet të bëhen të detyrueshme gomat e dimrit në Zvicër?