Kosova
Hoxhaj paralajmëron se 10 shtete do ta tërheqin njohjen e Kosovës
Ministria e Punëve të Jashtme e ka kundërshtuar një gjë të tillë
Zëvendëskryeministri Enver Hoxhaj ditë më parë ka deklaruar se së shpejti 10 shtete të botës mund ta tërheqin njohjen ndaj Kosovës.
Ministria e Punëve të Jashtme e ka kundërshtuar një gjë të tillë, ndërsa ish-drejtues të diplomacisë kosovare e fajësojnë po këtë dikaster qeveritar për tërheqje dhe mossjellje të njohjeve të reja për Kosovën.
Ka një vit e gjysmë prejse Kosova nuk ka marrë njohje të re nga asnjë shtet i botës. Kosova është njohur nga 116 shtete, por disa prej tyre, më saktësisht 13 shtete kanë deklaruar se e kanë rishikuar vendimin për njohje dhe rrjedhimisht e kanë tërhequr atë. Çnjohjen e Kosovës nga këto shtete e ka pohuar këto ditë në medie edhe zëvendëskryeministri në detyrë, Enver Hoxhaj, i cili madje ka paralajmëruar për mundësinë e tërheqjes së njohjeve të tjera të pavarësisë së Kosovës ditët në vijim. Hoxhaj është shprehur se ka informacione që afër 10 shtete do ta revokojnë njohjen e Kosovës.
Një gjë e tillë, për Ministrinë e Punëve të Jashtme është e paqëndrueshme.
Ata kanë thënë për “Zërin” se Kosova nuk ka marrë kurrfarë paralajmërimi nga ndonjë shtet për tërheqje të njohjes, duke shtuar se edhe Ministria e Punëve të Jashtme e Çekisë i ka mohuar deklaratat e presidentit të saj, Milos Zeman, për mundësinë e tërheqjes së njohjes. Megjithatë, sipas së Drejtës Ndërkombëtare Publike, njohja është akt i njëanshëm juridik, ndërkombëtar, i parevokueshëm, që nënkupton se ajo nuk mund të tërhiqet, përcjell Albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Kosova, gati për turneun “Yellow Cup” në Winterthur të Zvicrës Më 4 janar prej orës 19:00 është ndeshja Zvicër – Kosovë...
-
Pritjet nëpër pika kufitare, 2 orë për të dalë në Merdarë e Muçibabë
-
FC Kosova Zürich: Stabiliteti, sukseset dhe ambiciet për të ardhmen
-
Rita Ora në New York për ndërrimin e moteve
-
Bekim Zogaj, kur “pensionimi” vjen në kulmin e karrierës
Jeta në Zvicër
-
Siguruesi zviceran Helvetia thotë se 500 vende pune janë prekur nga ulja e kostove Rreth 500 vende pune, duke përfshirë 200 deri në 250 në Zvicër, janë prekur nga masat...
-
Zvicër: 5% më pak shitje të veturave të reja
-
Ka gjithnjë e më pak vende parkimi publike në qytetet zvicerane
-
Fermerët zviceranë të shqetësuar për të ardhurat dhe barrën administrative
-
Subvencionet publike për transportin publik po rriten në të gjithë Zvicrën