Futboll
Challandes: Jo frikë, kemi respekt ndaj ekipit anglez
Trajneri i Kombëtares së Kosovës, Bernard Challandes, është shfaqur para gazetarëve një ditë para ndeshjes me Anglinë
Trajneri i Kombëtares së Kosovës, Bernard Challandes, është shfaqur para gazetarëve një ditë para ndeshjes me Anglinë, në kuadër të kualifikimeve për Euro 2020.
“Frikë nuk është fjala e duhur ta përdorim, por duhet të jemi realistë, rezultatet e tyre të fundit janë 5-0, 1-5, 4-0. Ne jemi Kosova, ekipi më i vogël në grup, patjetër se duhet të kemi respekt”, u shpreh Challand.
“Asnjëherë s’kemi menduar se pas katër ndeshjeve në këtë grup, do të luajmë kundër Anglisë për të diskutuar vendin e parë”.
“Është e qartë se do të jetë ndeshje e vështirë, por është mundësi e mirë për ekipin tonë për të parë cila është elita e futbollit evropian”.
“Kur kemi qenë në tërheqje të shortit, të gjithë kanë thënë Anglia e para, Çekia e dyta, e më pas tjerat, askush s’ka menduar për Kosovën, Por jemi këtu dhe kemi rast për të luftuar për kualifikim deri në ndeshjen e dytë kundër Çekisë”.
“Është në filozofinë time që të ëndërroj, në të kundërtën s’duhet të ishim këtu. Do të shohim nesër çfarë mund të bëjmë e s’mund të bëjmë, sido që të jetë, kjo është e mirë për Federatën, për të gjithë” shkruan Gazeta Express, përcjell Albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Kosova, gati për turneun “Yellow Cup” në Winterthur të Zvicrës Më 4 janar prej orës 19:00 është ndeshja Zvicër – Kosovë...
-
Pritjet nëpër pika kufitare, 2 orë për të dalë në Merdarë e Muçibabë
-
FC Kosova Zürich: Stabiliteti, sukseset dhe ambiciet për të ardhmen
-
Rita Ora në New York për ndërrimin e moteve
-
Bekim Zogaj, kur “pensionimi” vjen në kulmin e karrierës
Jeta në Zvicër
-
Siguruesi zviceran Helvetia thotë se 500 vende pune janë prekur nga ulja e kostove Rreth 500 vende pune, duke përfshirë 200 deri në 250 në Zvicër, janë prekur nga masat...
-
Zvicër: 5% më pak shitje të veturave të reja
-
Ka gjithnjë e më pak vende parkimi publike në qytetet zvicerane
-
Fermerët zviceranë të shqetësuar për të ardhurat dhe barrën administrative
-
Subvencionet publike për transportin publik po rriten në të gjithë Zvicrën