Ekonomi
Këto janë 10 kompanitë më të mëdha të ekonomisë shqiptare
Sipas INSTAT-it, vitin e kaluar në Shqipëri xhiro totale e faturar nga të gjitha bizneset ishte rreth 2 mijë e 37 miliardë lekë ose 16 miliardë euro. Por 18 për qind e kësaj xhiro erdhi nga vetëm 10 kompani.
Edhe për vitin 2018 lista e më të mëdhenjve të ekonomisë shqiptare dominohet sërish nga kompanitë e karburanteve, monopolet shtetërore të energjisë, bankat dhe kompanitë e ndërtimit.
Në podin e kompanisë më të madhe në vend renditet Kastrati. Shoqëria e importimit të karburanteve me shumicë faturoi vitin e kaluar 62.2 miliardë lekë ose 500 milionë euro falë edhe rritjes së çmimit të naftës në bursat ndërkombëtare, që rrit qarkullimin e kompanive të cilat importojnë këtë product, shkruan TopChanel.
OSSHE, monopoli shtetëror i shpërndarjes së energjisë u rendit në vendin e dytë me 443 milionë euro, ndërsa në vendin e tretë rezulton banka kombëtare tregtare me 361 milionë euro.
Në dhjetëshen e kompanive më të mëdha në vend për nga xhiro e realizuar, këtë herë ka një hyrje të re. Western Atlas International, një kompani me qendër në Fier që merret me operacionet hidrokarbure rezulton kompania e katërt më e madhe në vend për 2018-ën duke arkëtuar rreth 290 milionë euro.
Më pas në listën renditet me ardhë Spiecapag Shqipëria dhe Bankers Petroleum. E parë është nënkontraktore e gazsjellësit tap ndërsa kompania e dytë shfrytëzon me konçesion vendburimin e naftës së Patos-Marinzës.
Lista e dhjetëshes më të madhe në vend mbyllet me prodhuesin e çelikut Kurum, kompaninë e naftës Genclaudis si dhe korporatën elektroenergjetike shqiptare.
Por kjo është renditja sipas xhiros. Ndërsa lista e kompanive që fituan më shumë para është krejtësisht tjetër dhe kryesohet nga KESH dhe Operatori i Shpërndarjes, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Sot, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe Sot është Dita e Alfabetit Shqip, tashmë e shpallur festë zyrtare e Shqipërisë. 22 nëntori ka...
-
Vjenë
Virale dhe e suksesshme, Almira nga Austria ka 800 mijë ndjekës në rrjetin “tik-tok”
-
Suedi: Diamant Salihu fiton çmimin “Novatorët e vitit”
-
5 orë pritje, anulohet fluturimi nga Bazeli për në Prishtinë
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri?
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Dita e sotme shënon fillimin e javës së ‘Black Friday’ Kjo sepse dita e sotme shënon fillimin e javës së ‘Black Friday’, një zbavitje tradicionale e...
-
Zvicër: Aksident mes mjetit ushtarak dhe autobusit
-
Bora shkaktoi rreth 150 aksidente në kantonin e Cyrihut
-
Mbi 600 thirrje urgjente janë pranuar vetëm në kantonin e Lucernit për shkak të borës
-
Bora e parë në Zvicër bllokon trafikun