Turizëm

Shqipëria, në fokus të rrjetit të hoteleve spanjolle për investime

Media spanjolle “Majorca Daily Bolletin” ka shkruar një artikull për Shqipërinë, si destinacioni më i përshtatshëm për investime në rrjetet e ndërtimit të hoteleve.

Rrjetet hoteliere të Majorkës, të shqetësuara nga rënia e përfitushmërisë vitin e kaular nga aktivitetet që kanë në ishujt Karaibe, po shikojnë destinacione për zgjerim. Një prej destinacioneve që po bëhet më tërheqës është Shqipëria. Kjo e fundit ka hartuar politika për investime të huaja me qëllim të zhvillimit të turizmit në vend, ka shkruar gazeta “Majorca Daily Bolletin”.

Në artikullin e kësaj gazete shkruhet se në muajin e kaluar ka pasur takime mes investitorëve të rrjeteve hoteliere spanjolle dhe zyrtarëve të qeverisë shqiptare. Rrjetet më të njohura spanjolle për investime ishin përfaqësuesit e “Iberostar”, “Mac”, “Jet2” dhe “Viva”.

Po ashtu gazeta spanjolle “Majorca Daily Bolletin” ka shkruar se Presidenti i rrjetit “Iberostar”, Miguel Fluxa, do të investojë 300 milionë euro në 5 vjetët e ardhshme për 6 hotele me 3 mijë dhoma. Mes këtyre investimeve fokus do të jetë Shqipëria, pëcjell albinfo.ch.