Kosova
Vetëvrasjet në burgje rrisin shqetësimet për sigurinë e të burgosurve në Kosovë
Shërbimi Korrektues i Kosovës ka njoftuar se Policia dhe Prokuroria kanë zhvilluar hetimet për të dy rastet e fundit
Dy raste të vetëvrasjeve kanë ndodhur brenda më pak se një muaji në burgjet e Kosovës. Sipas njoftimeve nga Shërbimi Korrektues i Kosovës në të dy rastet, të burgosurit kishin varur veten.
Shërbimi Korrektues i Kosovës ka njoftuar se Policia dhe Prokuroria kanë zhvilluar hetimet për të dy rastet e fundit. Por, për asnjërin rast, organet e hetuesisë nuk kanë dalë me ndonjë konstatim të rrethanave se si kanë ndodhur këto vetëvrasje.
Kurse Këshilli për Mbrojtjen Lirive dhe të Drejtave të Njeriut në Kosovë, ndonëse ka kërkuar adresimin e këtzre rasteve si shqetësim, ka dalë me vlerësimin se rastet e vdekjeve apo të vetëvrasjeve në burgjet e Kosovës, nuk kanë të bëjnë kushtet apo shërbimet që u ofrohen të burgosurve.
Behxhet Shala, drejtor ekzekutiv i KMLDNJ-së, Këshill ky që monitoron sistemin e Shërbimit Korrektues dhe merret me mbrojtjen e të drejtave të burgosurve thekson se rastet e shpeshta të vdekjeve në burgje, duhet të adresohen si shqetësim.
“Nuk është se ata bëjnë vetëvrasje për shkak të kushteve të rënda në burg, apo se ndaj tyre ushtohet ndonjë dhunë apo për shkak se u refuzohet ndonjë ndihmë mjekësore, por duhet ta kemi parasysh se në burg shkojnë persona të sëmurë, të cilët kanë qenë edhe jashtë (sa kanë qenë në liri) të sëmurë”.
“Aty ndërron ambienti krejtësisht, është një situatë krejt tjetër dhe kjo ua ndërron situatën. Mirëpo, Shërbimi Korrektues i Kosovë duhet të ulet dhe të bëjë një analizë dhe ta gjejë një propozim në mënyrë që të ndërmerren masa parandaluese për rastet në të ardhmen”, thekson Shala.
Ai thotë se ka të burgosur që vuajnë edhe nga sëmundje të rënda apo ndodhë që ata sëmuren gjatë vuajtjes së dënimit.
“Ka raste kur kanë bërë vetëvrasje, por ka raste edhe kur kanë vdekur nga sëmundje të ndryshme të pashërueshme{, tha Shala. Sipas tij, në rastet kur mjekësia ka prova se një person vuan nga një sëmundje e rëndë që ka arritur në stadin e sëmundjes së pashërueshme, ai nuk duhet të mbahet në burg.
Autoritetet që udhëheqin me Shërbimin Korrektues të Burgjeve të Kosovës, thonë se kushtet në burgje kanë avancuar sa i përket respektimit të të drejtave të burgosurve dhe infrastrukturës.
Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit Korrektues, Nehat Thaçi, thotë për Radion Evropa e Lirë, se dukuria e vetëvrasjeve në shoqërinë kosovare ka reflektuar edhe në burgje.
Thaçi thekson se kjo dukuri është një shqetësim i theksuar në Shërbimin Korrektues.
“Jemi duke ndërmarrë veprime konkrete, mirëpo për fat të keq nuk kanë treguar rezultate pozitive. Në të ardhmen e afërt do të rishikojmë strategji të ndryshme globale dhe të shohim se cilat janë praktikat më të mira për ta parandaluar këtë fenomen”, tha Thaçi.
Ai tha se përveç përmirësimit të kushteve në burgje, institucionet përkatëse do të hulumtojnë raste të modernizimit të burgjeve evropiane për parandalimin e dukurive negative.
“Do të provojmë që t’i shohim modelet, se cilat modele e modalitete kanë dhënë rezultat më të mirë dhe pastaj ne do t’i zbatojmë ato”, deklaron Thaçi.
Shërbimi Korrektues i Kosovës të premten njoftoi opinionin publik se në Burgun e Dubravës kishte bërë vetëvarje me jelekun e tij në grilat prapa derës së dhomës së qelisë një i burgosur. Personi i vetëvarur thuhet se ishte i dënuar për veprën penale, lëndim i rëndë trupor.
Brenda dy vjetësh, sipas të dhënave të Shërbimit Korrektues të Kosovës, rreth dhjetë persona kanë vdekur apo kanë bërë vetëvrasje nëpër burgje, derisa po vuanin dënimin.
Përjashtuar një rast i cili po hetohet, rasti i Astrit Deharit, vdekjet tjera, sipas përfaqësuesve të këtij Shërbimi, kanë ardhur si pasojë e sëmundjeve prej të cilave ata vuanin dhe se asnjë nga rastet nuk cilësohet vdekje e dyshimtë percjell Albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Abdixhiku aludon se nga mbi 100 mijë të regjistruar për votim nga diaspora, 40 mijë janë mbështetës të LDK-së Kreu i LDK-së Lumir Abdixhiku përmes një postimi në Facebook ka thënë se deri më tani...
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës
-
Personalitetet Shqiptare të vitit 2024, në numrin më të ri të revistës albinfo.ch
-
Granit Xhaka është pjesë e formacionit më të mirë të vitit në Bundesliga
-
Përfundojnë pritjet në kufirin Kroaci-Serbi
Jeta në Zvicër
-
Gjeneva aktivizon planin e saj të akomodimit emergjent Ndërsa moti i ftohtë pritet të arrijë në ditët në vijim, Qyteti i Gjenevës do të...
-
Reshjet e fundit të borës nxisin fluksin turistik në Zvicër
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës
-
Personalitetet Shqiptare të vitit 2024, në numrin më të ri të revistës albinfo.ch
-
Cilat destinacione do të kushtojnë më shumë nga Zvicra