Bota

Me paratë publike bleu stoli, 58 vjet burgim për gruan e ish-Presidentit

Gjykatë e Hondurasit ka dënuar ish-zonjën e parë Rosa Elena Bonilla me 58 vjet burg. Bonilla, e cila është 52 vjeç, u shpall fajtore për shpërdorimin e 779,000 dollarëve (635,000 paund) nga donacionet ndërkombëtare dhe fondet publike gjatë katër viteve.

Prokurorët thanë që ajo përdori paratë për të blerë stoli, për të paguar faturat mjekësore dhe shkollimin e fëmijëve të saj. Avokati i saj tha se Bonilla ishte e pafajshme dhe do të apelonte vendimin e rëndë të burgimit, raporton BBC.

Bonilla u arrestua në shkurt 2018, pas një hetimi për zhdukjen e parave nga fondet publike, përfshirë një buxhet të krijuar për të siguruar këpucë për fëmijët e varfër honduras.

Ndihmësi personal i Bonilla, Saúl Escobar, u dënua gjithashtu me 48 vjet burgim për mashtrim. As Bonilla dhe as burri i saj nuk ishin në gjyqin e dënimit.

Nuk është hera e parë që një anëtar i familjes Lobo është dënuar. Djali më i madh i Porfirio Lobo, Fabio, u dënua me 24 vjet burgim më 2017, pasi u deklarua fajtor për importim të kokainës në SHBA, përcjell albinfo.ch.