Ekonomi
Si e mashtruan shtetin gjerman dy britanikë me 447 milionë euro
Dy bankierë akuzohen se kanë mashtruar shtetin gjerman duke vjedhur 447 milionë euro
Dy bankierë investimesh britanikë kanë dalë në gjyq në Bon, në atë që mediat gjermane e kanë quajtur “gjyqi më i madh i mashtrimit financiar” në historinë e pasluftës së vendit.
Të dy shtetasit britanikë, Martin Shields, 41 vjeç dhe Nicholas Diable, 38 vjeç, akuzohen se kanë mashtruar shtetin gjerman duke vjedhur 447 milionë euro nga skemat tregtare, një lojë komplekse e transaksioneve dhe aksioneve.
Gjyqi, i cili është planifikuar të zgjasë deri në janar të vitit të ardhshëm, po ndiqet me interes në të gjithë Europën sepse shumë më shumë bankierë investimesh, që punojnë për klientë përfshirë Deutsche Bank, Barclays dhe SEB të Suedisë, dyshohet se kanë praktikuar të njëjtën metodë ndër vite, transmeton Scan.
Fondet e vjedhura nga Gjermania dyshohet se autorët i kanë fshehur në Ishujt Kajman, Gjibraltar dhe Ishujt e Virgjër Britanik, përcjell albinfo.ch.
Shield dhe Diable përballen me dënime të mundshme me burg prej 10 vitesh, por mund të shpresojnë për një gjykim më të butë, pasi treguan gatishmërinë e tyre për të ndihmuar prokurorin e shtetit gjerman me hetime.
E-Diaspora
-
Sot, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe Sot është Dita e Alfabetit Shqip, tashmë e shpallur festë zyrtare e Shqipërisë. 22 nëntori ka...
-
Vjenë
Virale dhe e suksesshme, Almira nga Austria ka 800 mijë ndjekës në rrjetin “tik-tok”
-
Suedi: Diamant Salihu fiton çmimin “Novatorët e vitit”
-
5 orë pritje, anulohet fluturimi nga Bazeli për në Prishtinë
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri?
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Dita e sotme shënon fillimin e javës së ‘Black Friday’ Kjo sepse dita e sotme shënon fillimin e javës së ‘Black Friday’, një zbavitje tradicionale e...
-
Zvicër: Aksident mes mjetit ushtarak dhe autobusit
-
Bora shkaktoi rreth 150 aksidente në kantonin e Cyrihut
-
Mbi 600 thirrje urgjente janë pranuar vetëm në kantonin e Lucernit për shkak të borës
-
Bora e parë në Zvicër bllokon trafikun