Lajme
Bushati: Autoritetet serbe të distancohen nga dhuna në stadium
Mikpritja, kjo vlerë e shenjtë për të gjithë popujt ballkanas, u nëpërkëmb si asnjëherë tjetër në një atmosferë antisportive dhe ksenofobe
Ministria e Punëve të Jashtme e Shqipërisë dënon me forcë dhunën, provokimet e ulëta dhe keqinformimin mediatik, të cilat bien ndesh me parimet e sportit dhe politikës së fqinjësisë së mirë. Kështu thuhet në një reagim të Ministrisë së Punëve të Jashtme për incidentet dhe dhunën që ndodhi në Beograd gjatë ndeshjes Serbi-Shqipëri
„Mikpritja, kjo vlerë e shenjtë për të gjithë popujt ballkanas, u nëpërkëmb si asnjëherë tjetër në një atmosferë antisportive dhe ksenofobe”, tha në një reagim ministri i Jashtëm Ditmir Bushati.
„Jemi të keqardhur që autoritetet më të larta serbe nuk kanë gjetur ende kurajën për t’u distancuar dhe dënuar aktet e dhunës si dhe urrejtjen e shfaqur haptazi ndaj simboleve tona kombëtare si dhe atyre të aleancës atlantike”, thotë me tutje në reagim kryediplomati shqiptar.
Sjelljet e tilla ekstremiste, sipas Ministrit të Jashtëm, kërkojnë të mbajnë peng popujt tanë në qerthullin e një të kaluare të dhimbshme.
„Jemi të ndërgjegjshëm për dallimet e mëdha që ekzistojnë mes nesh, dhe po kaq të vendosur për të vijuar me durim dhe kurajë rolin tonë si promotorë të zhvillimeve demokratike dhe stabilizuese në rajon”, tha kryediplomati shqiptar.
Nga ana tjetër, Bushati shprehu vendosmërinë e Shqipërisë për të vazhduar me kursin si anëtar i NATO-s, si dhe vijimin e ndjekjes së politikës konstruktive në rajon.
„Ne jemi një vend anëtar i NATO-s, kandidat në BE, të qartë dhe krenarë për përkatësinë tone perëndimore. Kjo përkatësi dëshmohet përditë përmes përputhshmërisë së plotë të vlerave, vizionit dhe objektivave të politikës sonë të jashtme me ato të SHBA dhe BE”, tha Bushati duke ftuar autoritetet serbe që të evitojnë epitetet fyese dhe në bllok ndaj shqiptarëve si dhe keqinformimin që nuk i shërben askujt.
„I bëjmë thirrje autoriteteve serbe, të cilat kishin përgjegjësinë e plotë për mbarëvajtjen e këtij aktiviteti, që të dënojnë pa asnjë ekuivok dhe të nxjerrin para përgjegjësisë të gjithë përgjegjësit për incidentet e shkaktuara, para, gjatë dhe pas ndeshjes”, thuhet në reagimin e MPJ-së.
„Inkurajojmë autoritetet serbe që në vend të keqinformimit dhe propagandës që synon të përfshijë autoritetet e larta shqiptare, të hetojnë plotësisht ngjarjet, të faktojnë pretendimet dhe të nxjerrin përgjegjësitë”, tha Bushati.
Kryediplomati shqiptar i ka ftuar autoritetet e UEFA-s të ndërmarrin të gjitha hapat e nevojshme për një hetim dhe një raportim të paanshëm duke dëshmuar se futbolli është arenë e miqësisë dhe e qytetarisë.
Bushati i ka bërë thirrje të gjithë shqiptarëve kudo që ndodhen, në Tiranë, në Prishtinë, në Shkup, Tuz dhe Mitrovicë që të ruajnë gjakftohtësinë, të tregojnë qytetarinë, kulturën dhe fisnikërinë që karakterizoi kombëtaren e Shqipërisë.
E-Diaspora
-
Vjenë
Virale dhe e suksesshme, Almira nga Austria ka 800 mijë ndjekës në rrjetin “tik-tok” Almira tregon se aktualisht ka mbi 800 mijë ndjekës dhe përveç se është një tik-tok-ere e...
-
Suedi: Diamant Salihu fiton çmimin “Novatorët e vitit”
-
Gjermani: 14-vjeçari shqiptar kishte pësuar djegie në 80% të trupit, zgjohet nga koma pas 5 muajsh
-
5 orë pritje, anulohet fluturimi nga Bazeli për në Prishtinë
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri?
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Aksident mes mjetit ushtarak dhe autobusit Nëntë efektivë të ushtrisë zvicerane u lënduan në një aksident ...
-
Bora e parë shkakton rreth 150 aksidente në kantonin e Cyrihut
-
Mbi 600 thirrje urgjente janë pranuar vetëm në kantonin e Lucernit për shkak të borës
-
Bora e parë në Zvicër bllokon trafikun
-
5 orë pritje, anulohet fluturimi nga Bazeli për në Prishtinë