Lajme
Në prag të vizitës së kryeparlamentarit Ilir Meta në Gjenevë
Nga 12 deri 14 tetor, kryetari i Parlamentit Shqiptar, Ilir Meta qëndron në Gjenevë ku do të marrë pjesë në Asamblenë e Unionit Interparlamentar, do të pritet autoritetet e qytetit dhe të kantonit si dhe do të takohet me bashkatdhetarët. Lidhur me këtë vizitë albinfo.ch ka zhvilluar një bisedë me ambasadoren e Shqipërisë në Misionin e OKB-së në Gjenevë, Filloreta Kodra
albinfo.ch: Kryetari i Parlamentit të Shqipërisë, z. Ilir Meta do të qëndrojë këto ditë në Zvicër, më saktësisht në Gjenevë. Na e thoni me pak fjalë se cila është arsyeja e vizitës, çfarë ka në fokus kjo vizitë, cila organizatë e ka bërë ftesën, kë do ta takojë ai gjatë vizitës, cila do të jetë tema e fjalimit të tij etj.
Filloreta Kodra: Z. Meta vjen në Zvicër për të marrë pjesë në punimet e Sesionit të 131-të të Asamblesë së Unionit InterParlamentar, ku do te marrin pjesë shumë kryetarë Parlamentesh nga e gjithë bota. Pjesëmarrja në një aktivitet të tillë është një mundësi më tepër për të prezantuar Shqipërinë në nivelin më të lartë politik, duke prezantuar Shqipërinë në prizmin e tematikës së përcaktuar në rendin e ditës , që është Lufta kundër dhunës ndaj grave e dhunës me bazë gjinore.
Është një rast i mirë për të prezantuar arritjet e Shqipërisë në këtë fushë nga Kryetari i Organit më të lartë ligjvënës në Shqipëri, që është Parlamenti, në një forum me pjesëmarrje ligjvënësish nga e gjithë bota. Është gjithashtu një mundësi për shkëmbimin e eksperiencave me vendet e tjera ku Shqipëria ka vendin dhe fjalën e vet si anëtare e bashkësisë së kombeve si dhe mundësinë për të ndarë përvojën e vet në këtë fushë.
Z. Meta ka ardhur me një agjendë të ngjeshur, ku janë parashikuar përveç fjalës në seancë plenare edhe takime dypalëshe me kryetarë parlamentesh e senatesh të vendeve të ndryshme të botës, në shërbim të forcimit të kontakteve e bashkëpunimit parlamentar në fusha të ndryshme si dhe njohjen e promovimin e arritjeve të Shqipërisë në këto 25 vjet demokraci.
albinfo.ch: Përveç pjesëmarrjes në sesionin e IPU-së, kryeparlamentari shqiptar do të pritet edhe nga autoritetet e Kantonit dhe të qytetit të Gjenevës. Me kë do të takohet konkretisht, çfarë temash pritet të trajtohen në këto takime?
Filloreta Kodra: Shqipëria dhe Zvicra kanë lidhje të hershme, të cilat janë fuqizuar e institucionalizuar me marrëveshje dypalëshe, për më tepër në Zvicër jeton punon e shkollohet një komunitet i madh shqiptarësh,emigrantë të hershëm e të rinj, të cilët janë një urë lidhëse e fuqishme ndërmjet dy vendeve tona. Z. Meta vjen në Gjenevë edhe për tu takuar me komunitetin shqiptar të Gjenevës, ky është një rast për të takuar personalitete shtetërorë e politikë të konfederatës, kantonit e bashkisë së Gjenevës, për të shkëmbyer mendime e për të fuqizuar akoma më tepër bashkëpunimin jo vetëm në nivel federal, ku ekzistojnë marrëveshje bashkëpunimi e ndihme por edhe në nivel kantonal e qytetës.
albinfo.ch: Në agjendë shihet se partnerë të Misionit Shqiptar pranë OKB-së në këtë rast janë UPSH dhe albinfo.ch. Në çfarë konsiston partneriteti i këtyre dy organizatave në këtë kontekst, gjegjësisht cili është roli i tyre gjatë kësaj vizite?
Filloreta Kodra: Universiteti Shqiptar i Gjenevës është tashmë një institucion i njohur e i konsoliduar, një institucion për mbarëvajtjen e të cilit kanë kontribuar shumë politikanë zviceranë, aktivë në politikën e të tre niveleve të përfaqësimit në Zvicër. Albinfo është tashmë një medie e njohur dhe e afirmuar jo vetëm në komunitetin shqiptarfolës, por edhe atë frëngjisht e gjerman folës, një medie serioze dhe e përkushtuar për përhapjen e promovimin e kulturës, biznesit e njerëzit e suksesshëm shqiptarë e jo vetëm dhe një mjet i fuqishëm për ruajtjen e forcimin e komunikimit edhe online ndërmjet shqiptarëve jo vetëm në Zvicër, por edhe në Shqipëri, Kosove e më gjerë në Evropë.
Z.Meta është shumë i kënaqur që do t’i jepet mundësia për të falënderuar personalisht politikanë e personalitete të Zvicrës e Gjenevës për kontributin e ndihmën për komunitetin shqiptar veçanërisht në Gjenevë nëpërmjet Universitetit Shqiptar të Gjenevës dhe Albinfo. Vëmendja e tij do të jetë gjithashtu edhe për bashkëpunimin e mëtejshëm me të dy këto institucione.
albinfo.ch: Kur jemi te komuniteti i këtushëm shqiptar, a mund të na thoni pak fjalë ju, nga perspektiva e ambasadores shqiptare, për rëndësinë e integrimit dhe njohjes së shqiptarëve në shoqërinë e këtushme.
Filloreta Kodra: Është impresionuese madhësia e komunitetit shqiptar në Zvicër, e meqenëse unë e zhvilloj aktivitetin në Gjenevë mund të them të njëjtën gjë për Gjenevën. Janë shqiptarë të hershëm e të rinj, një pjesë e tyre kanë kontribuar fizikisht, shpirtërisht e materialisht në historinë e Shqipërisë e të Kosovës. Prania e një komuniteti të tillë në një vend si Zvicra dhe lidhjet e ngushta të tyre me vendet amë, janë një vlerë e shtuar për ardhmërinë e vendeve tona, Shqipëri e Kosovë, kombinimi i thjeshtësisë, përkorjes, respektimit te institucioneve e zellit për punë të zviceranëve, me vendosmërinë, ambientimin dhe shpirtin krijues të shqiptarëve janë një formulë fituese e mundësi të pakufizuara për bashkëpunim e progres të vendeve tona.
Nuk duhet lënë pa përmendur se ky kombinim mund të jetë fitues vetëm nëse shoqërohet me arsimimin masiv të shqiptarëve dhe integrimin e tyre në jetën ekonomike, sociale e politike të vendit, prandaj janë të rëndësishëm e shumë të vlerësuara veprimtaritë e strukturave shqiptare këtu.
E-Diaspora
-
Gjermania e Zvicra prijnë me numrin e të regjistruarve për votim nga diaspora 107,158 votues nga diaspora kanë aplikuar për votim në zgjedhjet e përgjithshme të 9 shkurtit të...
-
Një neurokirurg akademik shqiptar, në mes të Kolorados dhe Bazelit
-
Florian Haçkaj: Një jetë përtej kufijve dhe një mision për Shqipërinë
-
Valdete Hoti, figurë frymëzuese dhe sinonim i humanizmit
-
43 orë në bllokim trafiku për të arritur në Kosovë nga Zvicra
Jeta në Zvicër
-
Migros viktimë e kriminelëve kibernetikë që ua keqpërdorin logon Paralajmërimi nga Zyra ndërkantonale Zvicerane për Parandalimin e Krimit (SKP) erdhi pak para Krishtlindjeve: “Përpjekjet për...
-
Si do të ndikojnë te qytetarët ndryshimet në ekonominë zvicerane në vitin 2025?
-
Ҫfarë mund të prisni në Zvicër në vitin 2025?
-
Taksat e turizmit shtohen në koston e pushimeve të skive në Alpet zvicerane
-
Aplikimi për patentë shoferë, një hap me rrezik të lartë për të moshuarit