Kosova
Kamenicë: Sot u protestua nga prindërit, nesër reagime më të ashpra
Reforma e nisur nga kryetari i kësaj Komune, nuk është respektuar as në shkollat e fshatrave të tjera
Reforma në fushën e arsimit në Komunën e Kamenicës, ditën e parë të vitit shkollor, nuk ka gjetur zbatim, ashtu siç ishte paralajmëruar.
Prindërit, këtu në shkollën në Busavatë, të hënën kanë protestuar kundër vendimit që fëmijët e tyre të vijojnë mësimin në Kamenicë, raporton KTV.
Ata i kanë sjellë fëmijët në shkollën amë “Hasan Prishtina”, ku procesi mësimor ka filluar normalisht. Derisa drejtues të shkollës kanë thënë se me përkrahjen e SBASHK-ut, të martën do të ketë grevë, nëse nuk hiqet dorë nga mbyllja e shkollave.
Reforma e nisur nga kryetari i kësaj Komune, nuk është respektuar as në shkollat e fshatrave të tjera. Por, drejtoresha e Arsimit, Mirhane Morina, thotë se reforma do të nisë të zbatohet gradualisht dhe se do t’i bindin prindërit.
Morina ka shtuar se mësimdhënësit që do të mbesin pa punë, do të risistemohen dhe gjatë kësaj kohe do të paguhen me 70% të pagës, përcjell Albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Kosova, gati për turneun “Yellow Cup” në Winterthur të Zvicrës Më 4 janar prej orës 19:00 është ndeshja Zvicër – Kosovë...
-
Pritjet nëpër pika kufitare, 2 orë për të dalë në Merdarë e Muçibabë
-
FC Kosova Zürich: Stabiliteti, sukseset dhe ambiciet për të ardhmen
-
Rita Ora në New York për ndërrimin e moteve
-
Bekim Zogaj, kur “pensionimi” vjen në kulmin e karrierës
Jeta në Zvicër
-
Siguruesi zviceran Helvetia thotë se 500 vende pune janë prekur nga ulja e kostove Rreth 500 vende pune, duke përfshirë 200 deri në 250 në Zvicër, janë prekur nga masat...
-
Zvicër: 5% më pak shitje të veturave të reja
-
Ka gjithnjë e më pak vende parkimi publike në qytetet zvicerane
-
Fermerët zviceranë të shqetësuar për të ardhurat dhe barrën administrative
-
Subvencionet publike për transportin publik po rriten në të gjithë Zvicrën