Kosova
Grabitje e armatosur në një bankë në Shtime (VIDEO)
Katër persona hyjnë të armatosur në "Raiffasen Bank" në Shtime
Mëngjesin e sotëm hajnat në mënyrë të armatosur kanë sulmuar “Raiffasen Bank” në Shtime, përcjell albinfo.ch.
Sipas policisë, katër persona të armatosur kanë hyrë në bankë dhe nën kërcënim të armës kanë detyruar punëtoren që t`i dorëzojë paratë nga arka.
Me të dalë nga aty, njëri nga të dyshuarit ka gjuajtur me armë në ajër, mirëpo fatmirësisht nuk ka persona të lënduar nga ky rast.
Ky është njoftimi i plotë i policisë:
“Sot rreth orës 08:15, në rrugën “Tahir Sinani” ka ndodhur një rast grabitje me armë, kur në lokalet e bankës kanë hyrë katër persona të armatosur me armë të gjata dhe nën kërcënimin e armës, nga punëtorja kanë kërkuar që t’i dorëzojë paratë nga arka, shuma nuk dihet për momentin. Me këtë rast ka pasur edhe shkrepje arme në ajër nga ana e një të dyshuari, por nuk ka persona të lënduar”, thuhet në njoftimin e Policisë.
https://www.facebook.com/IndeksonlineOfficial/videos/688922831609855/
E-Diaspora
-
Sot, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe Sot është Dita e Alfabetit Shqip, tashmë e shpallur festë zyrtare e Shqipërisë. 22 nëntori ka...
-
Vjenë
Virale dhe e suksesshme, Almira nga Austria ka 800 mijë ndjekës në rrjetin “tik-tok”
-
Suedi: Diamant Salihu fiton çmimin “Novatorët e vitit”
-
5 orë pritje, anulohet fluturimi nga Bazeli për në Prishtinë
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri?
Jeta në Zvicër
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës. Të mërkurën, ajo i kërkoi...
-
Kantoni i Gjenevës shqyrton mundësinë e pushimit para lindjes
-
Gjeneva shtyn afatin e pagesës pas rritjes masive të taksës së makinave
-
Gjykata Federale e njeh obezitetin si paaftësi në kushte të caktuara
-
Zvicra, kampion evropian në transportin hekurudhor