Shkurt.ch
Ja cili është aeroporti më i keq në botë
Ninoy Aquino, aeroporti ndërkombëtar në Manila për herë të tretë ka fituar titullin e aeroportit më të keq në botë
Listën e dhjetë aeroporteve me shërbime më të këqija, sipas portalit amerikan, të dhënat e të cilit i përdor dhe Forbes, e kryeson aeroporti në Manila jo për shkak të mungesës së mbështetjes dhe objekteve normale për një aeroport ndërkombëtar, por për shkak të sjelljeve jo të mira të stafit të aeroportit duke tepruar kohën e pritjes për shkak të organizimit jo të mirë të shërbimeve.
Në listën e 10 aeroporteve më të këqija ndërkombëtare që e sjell rrjeti televiziv amerikan CNN-BBC, pas atij në Manila është edhe ai në Paris Charles de Gaulle, aeroportet ndërkombëtare në Los Angeles dhe Bergamo në Itali.
Se bëhet fjalë për një projekt serioz global që ka të bëjë me cilësinë e shërbimeve në aeroporte ndërkombëtare tregon edhe fakti që sjell “Wall Street Journal”, sipas të cilit agjencia që ka bërë hulumtimin ka 19 milionë vizitorë në muaj, të cilët hapin rreth 110 milionë faqe dhe 65 për qind prej tyre marrin pjesë në sondazhe.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Abdixhiku aludon se nga mbi 100 mijë të regjistruar për votim nga diaspora, 40 mijë janë mbështetës të LDK-së Kreu i LDK-së Lumir Abdixhiku përmes një postimi në Facebook ka thënë se deri më tani...
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës
-
Personalitetet Shqiptare të vitit 2024, në numrin më të ri të revistës albinfo.ch
-
Granit Xhaka është pjesë e formacionit më të mirë të vitit në Bundesliga
-
Përfundojnë pritjet në kufirin Kroaci-Serbi
Jeta në Zvicër
-
Gjeneva aktivizon planin e saj të akomodimit emergjent Ndërsa moti i ftohtë pritet të arrijë në ditët në vijim, Qyteti i Gjenevës do të...
-
Reshjet e fundit të borës nxisin fluksin turistik në Zvicër
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës
-
Personalitetet Shqiptare të vitit 2024, në numrin më të ri të revistës albinfo.ch
-
Cilat destinacione do të kushtojnë më shumë nga Zvicra