Lajme
Zviceranët në vitin 2020 do të paguajnë më pak për sigurimin shëndetësor
Një mesazh të tillë optimist e kanë dhënë siguruesit më të mëdhenj shëndetësorë të Zvicrës dhe mbi të gjitha, Helsana
Zakonisht, në këtë periudhë të vitit, në Zvicër fillojnë njoftimet për rritjen e çmimit të premive të sigurimit shëndetësor. Vendimet për rritjen (ose ndryshimin) e çmimeve në fjalë vinë nga fundi i vitit dhe vlejnë për vitin që vjen.
Ndërsa për këtë vit duket të ketë një ndryshim. Siç shkruan “NZZ am Sonntag”, në vitin 2020 pritet të ketë edhe ulje çmimesh në këtë sferë, transmeton albinfo.ch. Një mesazh të tillë optimist e kanë dhënë siguruesit më të mëdhenj shëndetësorë të Zvicrës dhe mbi të gjitha, Helsana.
“Një shumicë e klientëve tanë në vitin 2020 do të paguajnë më pak për sigurimin shëndeteüsor bazë në krahasim me vitin 2019”, ka thënë për gazetën, shefi i kompanisë Helsana, Daniel Schmutz.
Edhe në kompaninë CSS do të ketë në kantone të caktuara ulje të çmimeve, ose të paktën, nuk do të ketë ngritje të tyre. Në përgjithësi CSS llogarit me një “zvogëlim të rritjes” prej 1.5% në krahasim me vitet tjera.
Ndërkaq, sipas një sondazhi të bërë nga gazeta në fjalë, gjashtë nga shtatë kompanitë më të mëdha të sigurimit shëndetësor konsderojnë se ka një zhvillim stabil në sferën e premive shëndetësore.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit Gjykata e Qarkut e kishte dënuar vetëm me burgim me kusht por ai ishte ankuar dhe...
-
Deputeti i Parlamentit të Konfederatës Zvicerane, Islam Alijaj pajiset me pasaportë të Kosovës
-
Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”: “Ne nuk harrojmë!”
-
Rreth katër orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin
Jeta në Zvicër
-
Më shumë zyra bosh në Zvicër Gjithnjë e më shumë zyra po qëndrojnë bosh në qytetet kryesore të Zvicrës. Megjithatë, numri i...
-
Ushtria zvicerane shkurton shpërndarjen e uniformave për të kursyer miliona
-
2025 sjellë ndryshime lidhur me pensionet, çka duhet të dini?
-
Mashtruesit vodhën miliona subvencione për transportin publik
-
Pse Cyrihu ka nevojë për më shumë punëtorë