Tematike
Nga 1 tetori detektivët socialë fillojnë përgjimin e të dyshuarve për abuzime
Në vitin 2016 Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut në Strassburg kishte ardhur në përfundimin se baza ligjore për një gjë të tillë ishte e pamjaftueshme. Për këtë arsye, Zvicra qe detyruar t`i ndërpriste përgjimet
Sigurimet sociale, nga 1 tetori 2019 do të kenë të drejtë që sërish t`i mbikëqyrin (vëzhgojnë) klientët e tyre me angazhimin e detektivëve. Siç bën të ditur Zyra Federale për Sigurime Sociale, nga kjo datë do të hyjnë në fuqi rregulloret dhe dispozitat e reja ligjore për këtë fushë, shkruan sda.ch
Siç dihet, në nëntorin e vitit të kaluar, qytetarët me të drejtë vote e kishin votuar në referendum nenin mbi vëzhgimin, transmeton albinfo.ch. Por, pasi që kishte pasur ankesa kundër këtij neni, ai nuk kishte mundur të hynte menjëherë në fuqi.
Ndërkohë, Gjykata Federale si shkalla më e lartë e gjyqësisë në Zvicër i ka hedhur poshtë ankesat në fjalë. Në këtë mënyrë, baza ligjore mund të konsiderohet si efikase, thonë në Zyrën Federale të Sigurimeve shoqërore.
Sigurimi i Invaliditetit (IV) ashtu si dhe ai i aksidenteve (Suva) edhe më parë kanë bërë vëzhgimin përmes detektivëve, të personave që kanë shfrytëzuar ndihmat e tyre (ose pensionet) përkatëse. Por, në vitin 2016 Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut në Strassburg kishte ardhur në përfundimin se baza ligjore për një gjë të tillë ishte e pamjaftueshme, përcjell albin fo.ch. Për këtë arsye, Zvicra qe detyruar t`i ndërpriste përgjimet.
Ndërkohë, Palamenti ka krijuar bazën e nevojshme ligjore për përgjim. Ajo vlenë jo vetëm për IV dhe Suva por edhe sigurimin e papunësisë dhe sigurimin e detyruar shëndetësor. Përgjimi është i lejuar kur ekzistojnë dyshime konkrete për përfitim të padrejtë të ndihmave në fjalë dhe kur e vërteta nuk mund të zbulohet me mjete tjera, pa përpjekje të mëdha.
Ligji lejon incizimet tonike (me zë) dhe ato me fotografi. Me lejen e gjyqit, ka mundësi të përdoren edhe mjetet e lokalizimit të gjurmëve si GPS. Ndërsa debat ka ngjallur pyetja se ku lejohet saktësisht vëzhgimi ose përgjimi i personave, transmeton albinfo.ch. Në ligj thuhet se personi që vëzhgohet duhet të jetë në një vend ku ekziston qasje e të gjithëve ose në një vend i cili mund të shihet në mënyrë të lirë.
Këshilli Federal në rregullore ka precizuar se detektivët socialë nuk kanë të drejtë të vëzhgojnë nga dritaret në brendinë e banesës së të vëzhguarit.
Të ngjashme
Të tjera nga Tematike
E-Diaspora
-
Dubai: Firma shqiptare e patundshërive me ofertë për investitorët shqiptarë të Zvicrës Nga Neymar te Tripleksi më i Shtrenjtë në Botë: Historia e Investimeve që Ndërtojnë Standarde të...
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
Jeta në Zvicër
-
Zvicra voton për katër propozime kombëtare sot Këtë të diel po votohet për katër propozime kombëtare: Zgjerimi i autostradës: Qeveria federale dhe parlamenti...
-
Qeveria federale bën thirrje për kujdes: Rrugët janë të rrëshqitshme
-
Ndjekjet penale dhe falimentimi: Rritje e rrezikut për të vetëpunësuarit nga viti 2025
-
A duhet të bëhen të detyrueshme gomat e dimrit në Zvicër?
-
SBB pret fitim të njëjtë si vitin e kaluar