Integrimi

Kosovari vetëdigjet pasi i refuzohet azili

Pak minuta pasi e ka marrë konfirmimin negativ, Besim Z. është lyer me benzinë dhe i ka vënë zjarrin vetes

Mungesa e perspektivës jetësore në Kosovë dhe synimi për një jetë më të mirë jashtë vendit ka shtyrë shumë kosovarë të emigrojnë. Viteve të fundit, “tokë e premtuar” në këtë drejtim ka qenë Franca. Pikërisht nga ky vend vjen edhe lajmi i rëndë për përpjekjen e një kosovari për vetëdjegie pas marrjes së lajmit se nuk i është njohur azili. 

Autoritetet e migracionit i kanë refuzuar 38 vjeçarit Besim Z. nga Kosova lejen e qëndrimit në Francë. Ky vendim negativ e ka shtyrë atë që të tentojë vetëvrasjen, duke u djegur.

Pak minuta pasi e ka marrë konfirmimin negativ, Besim Z. është lyer me benzinë dhe i ka vënë zjarrin vetes, njofton ktv. Të pranishmit kanë arritur ta shpëtojnë atë, mirëpo ka pësuar djegje të shkallës së tretë.
Besimi ishte paraqitur para orës 14:00 të premten në njërën prej zyrave të migracionit, ku pastaj ka tentuar të vetëdigjet.

Autoritetet për migracion thonë se Besimi kishte parashtruar ankesë kundër vendimit, mirëpo e gjitha ishte e kotë. Sipas tyre, ankesa e tij nuk mund të shqyrtohej pasi që në të nuk kishte sjellë aargumente të reja, valide për azil.