Integrimi
Për ata që ua kthyen buzëqeshjen fëmijëve të ikur nga lufta, këtu e 20 vjet më parë
Në këtë përvjetor të 20-të dua t`i përkujtoj fëmijët e ikur nga lufta, duke falënderuar Zvicrën dhe të gjithë ata që treguan humanitet me këtë popullatë të dëbuar dhunshëm nga trojet e veta
Siç ndodh zakonisht, në përvjetorin e 20 të përfundimit të luftës çlirimtare të Kosovës 1999 – 2019 përkujtohet lufta dhe heronjtë e saj bashkë me tmerrin që ndodhi mbi njerëzit, përkujtohet heroizmi i shqiptarëve për liri dhe të drejta kombëtare. Shpaloset çmenduria e tentimit të shfarosjes së një populli të tërë nga makineria vrastare ushtarake e policore e Serbisë mbi shqiptarët e pambrojtur, të cilët vetëm qëndresa për liri dhe ndërhyrja e Nato-s i shpëtoi nga zhdukja.
Duke përkujtuar këtë jubile mu kujtuan fëmijët, viktimat që përjetuan tmerrin e kësaj tragjedie, qeniet më të pafajshme që pësuan në këtë luftë të çmendur. Ja vlenë t`i përkujtojmë edhe këta me dhimbje në shpirt, nga foshnjet e posalindura deri te ata të cilëve ju vranë ëndrrat bashkë me lodrat. Ishin këto krime makabre dhe të pafalshme.
Po, ç ndodhi me ata që u shpëtuan flakëve të luftës duke ikur në të katër anët, si u gjendën dyerve të botës dhe si vepruan të tjerët për tu dalë në ndihmë? Është momenti t i përkujtojmë në 20 vjetorin e ikjes së tyre pa ditur nga shkojnë dhe çka i pret në vendet ku migrojnë.
Për këtë do të përpiqem të sjell dy shembuj të mirë për fëmijët që u ra fati të jenë pjesë e kujdesit të një shteti human si Zvicra që i ndihmoi shqiptarët në të gjitha situatat. Këta fëmijë të atëhershëm tashmë mund të jenë mbi moshën 30 vjeçare dhe i shërbejnë lirisë së Kosovës.
Zvicra, tregoi kujdesin maksimal për të ikurit nga flakët e luftës. Zvicra që strehoi popullatën e pambrojtur dhe u kujdes për fëmijet e tyre. Ajo u siguroi një jetë normale këtyre njerëzve dhe fëmijeëe të tyre u ofroi dhe shkollimin adekuat.
Prandaj në këtë përvjetor të 20-te dua t i përkujtoj duke falënderuar Zvicrën dhe të gjithë ata që treguan humanitet me këtë popullatë të dëbuar dhunshëm nga trojet e veta. Të shpalos me këtë rast edhe kontributin e shqiptarëve në Zvicër që i ndihmuan dhe bashkë me autoritetet zvicerane treguan kujdes të vecantë për ta. Më konkretisht do të shpalos angazhimin e mësimdhënësve shqiptarë në Zvicër që bashkë me autoritetet e vendit ofruan arsimim adekuat për këta fëmijë gjatë qëndrimit si refugjatë. Pa harruar përkujdesjen e mijëra fëmijëve që erdhën në Zvicër, do tüe ndalem në shembullin e dy mësimdhënëseve të dalluara, Fatime Maliqit dhe Ylfete Gashit në kantonin e Aargaut.
“Fëmijët sërish filluan të buzëqeshin“, kështu do ta titullojë artikullin e saj në Buletinin „Aarauer Schulbote“ të shkolles Zegli të Aaraut mësuesja Fatime Maliqi, e cila së bashku me mësuesen zvicerane A. Irniger po zhvillonte mësimet me nxënësit refugjatë shqiptarë me metoden „Team Teaching“ dy mesues njekohësisht, një program special i Departamentit të arsimit në Kantonin e Aargaut në Zvicer, me synimin e çartë që fëmijet shqiptarë të ikur nga lufta të mos humbin vitin shkollor. Me mësuesen zvicerane para dite të përgatiten për tu integruar vitin tjetër në klaset normale të shkolles zvicerane nëse kriza vazhdon dhe pasdite me mësuesen shqiptare mundësi për tu kthyer në atdhe pa humbur vitin shkollor, siç edhe ndodhi me përfundimin e luftes ata u kthyen.
Mësuesja Fatime Maliqi kishte një përvojë të mirë në mësimin plotësues të gjuhës shqipe në vitet e 90 – ta, kishte krijuar partneritet me autoritet zvicerane dhe me nxënësit e ikur nga lufta ajo do të japë maksimumin në punën e saj. Së bashku me dhjetra kolege e kolegë në Zvicer e kryen me zell këtë mision, ashtu siç u përpoqën për vite të tëra të kultivojnë te fëmijet shqiptarë gjuhën e tyre të dashur dhe t`i njohin ata me kulturën dhe traditën shqiptare në përgjithësi.
Për ndryshim nga Fatimja, një mësuese tjetër atëbotë s`kishte ardhur ende në Zvicër sepse viti 1999 atë e kishte gjetur si refugjate në Mal të Zi. Ajo atje po ndante fatin me fëmijët shqiptarë dhe me tërë popullaten e ikur.
Mësuesja Ylfete Gashi me nxënësit refugjatë të strehuar në Ulqin, të përkujdesur nga Shoqata Humanitare SAH e Zvicrës
Ishte kjo mësuesja Ylfete Gashi e cila bashkë me koleget e veta i kishte vënë detyrë vetes të ndihmojë këta fëmijë për t`ua lehtësuar barrën e dhimbjes me tërë kujdesin që po tregonte në shkollimin e tyre.
Po edhe këtu në Mal të Zi sërish ishte pranë Zvicra. Jo me projekt të Departamentit të arsimit si në Aarau, po përmes Shoqatës humanitare SAH që kishte mundësuar në tenda dhe natyrë mësimin shqip për fëmijët refugjatë.
Ylfetja pas dy dekadash rrëfen me krenari për punen e saj para 2 dekadash dhe kujton me mall ditet kur vëllezërit dhe motrat e saj po luftonin për lirinë e Kosovës, ndërsa ajo po ndihmonte këta fëmijë që sot mund të jenë pararoje e mbrojtjes së kësaj lirie. Sidoqoftë – thotë ajo, e dija se gjuha dhe kultura, dija dhe zhvillimi i duhej këtij vendi dhe këta fëmijë ishin kapitali ynë i çmuar që kërkonin kujdesin tonë. Ky ishte misioni im që duhej përmbushur.
Por në Ulqin, pa tendat e SAH të Zvicres dhe ndihmën humanitare të saj ishte e pamundur ta bënim këtë. Prandaj, sa herë e kujtoj e falënderoj Zotin që bota kësaj radhe ishte në anen tonë, në anën e lirisë dhe jetës. Një falënderim për ndihmën që na dhanë dhe kujdesin që treguan, në mënyrë të veçantë Zvicrës.
Ylfetes atebotë nuk i kishte shkuar ndërmend se një ditë do të gjendej në Zvicër dhe të vazhdonte këtë mision që sot sërish po e bën me zellin dhe dëshirën më të madhe. Ajo vazhdon tash e dhjetë vite me shkollën shqipe të mësimit plotësues në Aargau të Zvicrës ta kultivojë te fëmijet shqiptarë gjuhën dhe kuturën e tyre kombëtare.
Mu kujtuan pas dy dekadash këto dy kolege nga qindra mësimdhënës të tjerë që u gjendën në ballë të misionit të tyre të shenjtë. Ato, së bashku me qindra kolege e kolegë vazhdojnë të kryejnë edhe sot këtë mision, por viti 1999 ishte tejet i veçantë. Tu gjendesh pranë fëmijëve në situata të tilla ishte vepër humane. T`ua ktheje buzëqeshjen në fytyrat e vogëlusheve dhe të përpiqeshe me qiltërsinë shpirtërore t`ua shlyje gjurmët e traumave të luftës siç dinë ta bëjnë vetëm mësuesit e përgatitur që jetojnë me shqetësimet e tyre, është vërtet madhështi njerëzore.
Kanë kaluar 20 vite, krahas flakëve të luftës duhet të kujtohet edhe krenaria e qëndresës për liri së bashku me përkujdesjen për fëmijet që kishin pësuar. Që historia të mos na përsëritet.
Bashkë me këtë shkrim shkon edhe një falënderim për të gjithë ata mësimdhënës që nuk kursyen asgjë që t`ua sjellin paqen e humbur në shpirtin dhe zemrën e këtyre vogëlushëve.
Një falënderim për koleget Fatimen e Ylfeten dhe qindra të tjera që me zell e dashuri u kujdesen për këta nxënës të cilët sot me siguri gjenden kudo nëpër Kosovë në detyra pune. Ndonjëri prej tyre mund të jetë edhe koleg yni.
E-Diaspora
-
Vjenë
Virale dhe e suksesshme, Almira nga Austria ka 800 mijë ndjekës në rrjetin “tik-tok” Almira tregon se aktualisht ka mbi 800 mijë ndjekës dhe përveç se është një tik-tok-ere e...
-
Suedi: Diamant Salihu fiton çmimin “Novatorët e vitit”
-
5 orë pritje, anulohet fluturimi nga Bazeli për në Prishtinë
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri?
-
Kurti mban fjalim në forumin ekonomik Zvicër-Kosovë, flet për “partneritet të fuqishëm”
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Aksident mes mjetit ushtarak dhe autobusit Nëntë efektivë të ushtrisë zvicerane u lënduan në një aksident ...
-
Bora e parë shkakton rreth 150 aksidente në kantonin e Cyrihut
-
Mbi 600 thirrje urgjente janë pranuar vetëm në kantonin e Lucernit për shkak të borës
-
Bora e parë në Zvicër bllokon trafikun
-
5 orë pritje, anulohet fluturimi nga Bazeli për në Prishtinë