Kosova
Ministrat e BE-së diskutojnë për marrëdhëniet Kosovë-Serbi
Ai ka thënë se Kosova duhet të heqë tarifat prej 100 për qind në mallrat ndaj Serbisë dhe Bosnjës
Në Helsinki të Finlandës të premten zhvillohet takimi i ministrave të Jashtëm të Bashkimit Evropian dhe atyre të Ballkanit Perëndimor.
Pritet që në këtë takim të dominojë tema e normalizimit të raporteve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
Pas arritjes në Helsinki, Komisionari për zgjerim dhe fqinjësi i BE-së, Johannes Hahn, ka thënë se dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është kyç për perspektivën evropiane të rajonit.
Ai ka thënë se Kosova duhet të heqë tarifat prej 100 për qind në mallrat ndaj Serbisë dhe Bosnjës dhe Serbia duhet të heqë dorë nga fushata kundër Kosovës.
“Të dyja palët duhet të bëjnë disa hapa në drejtim të njëra-tjetrës, dhe pastaj mund të gjejmë një zgjidhje. Kjo nuk është e pamundur”, është shprehur Hahn, përcjell albinfo.ch.
Kosovën në këtë forum po e përfaqëson ministri i Jashtëm në detyrë i Kosovës, Behgjet Pacolli.
Burime nga presidenca finlandeze, të cilët organizuan këtë takim, theksuan se ata nuk pajtohen me vërejtjet e palës serbe për pjesëmarrjen e barabartë të zyrtarëve të Prishtinës në takim, pasi ky është një takim joformal, ku do të diskutohen tema me rëndësi të madhe për gjithë rajonin.
Në nëntor të vitit të kaluar, autoritetet e Kosovës kanë vënë taksë 100 për qind në importet e Serbisë dhe Bosnjës.
Këtë veprim, presidenti serb, Aleksadar Vuçiq e ka përmendur vazhdimisht kur ka arsyetuar pezullimin e bisedimeve në Bruksel mes Kosovës dhe Serbisë.
Dialogu mes këtyre dy shteteve, me ndërmjetësim të Bashkimit Evropian, ka filluar më 2011.
E-Diaspora
-
Hamza vazhdon fushatën në Gjermani, takoi bashkatdhetarët në Hannover e Köln Kandidati për Kryeministër i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, në kuadër të turneut të nëntorit...
-
Raportohet për eskalim gjatë tubimit të Edi Ramës me shqiptarët në Londër, rrahje mes protestuesish
-
Mbrëmje kulturore kushtuar rrënjëve të qytetërimit tonë
-
Rama nga Londra godet opozitën: Nxitën akte antishqiptare në tokë të huaj
-
Rama takohet me diasporën në Londër, pritet me protesta nga opozita
Jeta në Zvicër
-
Zviceranët i thonë “jo” zgjerimit të gjashtë seksioneve të autostradës Zgjerimi i autostradës u refuzua në kutinë e votimit të dielën. Në kundërshtim me këshillën e...
-
Shitjet e birrës në Zvicër u zvogëluan nga moti i keq
-
Projeksionet e referendumeve sot në Zvicër
-
Pasditen e së dielës pritet të rikthehen në qarkullim trenat në Gjenevë
-
Për njëzet vjet, Google ka ndihmuar në transformimin e Cyrihut