Gruaja

Donika Krasniqi, mbetet jashtë garës për Mis Zvicra 2014

Në spektaklin që mbahet në Bundesplatz të Bernës do të mungojë Donika Krasniqi. Aty do të jenë dy shqiptaret tjera, Saranda Maliqi dhe Anita Shala

Në “filtrimin” e fundit që u është bëre të dielën, nga 14 kandidatet për Mis Zvicra 2014, kanë rënë dy vajza dhe kështu lista prej 12 kandidatesh për titullin që ndahet më 11 tetor është përfundimtare. Në mesin e dy kandidateve që janë diskualifikuar, fatkeqësisht është edhe shqiptarja, Donika Krasniqi.

Ajo, bashkë me garuesen tjetër Geraldine Schnidrig, nuk kanë arritur të bindin jurinë (dy ish miset: Melanie Winiger dhe Christa Rigozzi) me kërkesat që i ka parashtruar.

Kështu, të shtunën më 11 tetor në spektaklin që mbahet në Bundesplatz të Bernës do të mungojë Donika Krasniqi. Por aty do të jenë dy shqiptaret tjera, Saranda Maliqi dhe Anita Shala.

Donika ka mbushur 20 vjet. Ajo studion artin dhe vjen nga lokaliteti Thelle-Wavre në kantonin frankofon Neuchatel (Neuenburg).