Feja
Katolikë e myslimanē festojnë Bajramin
Edhe pse jetojnë në Zvicër, larg vendlindjes së tyre në Kosovë, familjet shqiptare pa dallime feje, vazhdojnë ta ruajnë frymën e tolerancës fetare. Familja katolike Balaj ishte për vizitë tek familja Zeqiri për të uruar dhe kremtuar së bashku festën e Kurban Bajramit. Bashkë me ta ishte edhe “Albinfo.ch”
Në mesditen e ditës së diel, Mergim Balaj bashkë më bashkëshorten Meritën dhe tri vajzat e tyre u nisën për të vizituar familjen e Xhafer Zeqirit. Mergimi, i besimit katolik me banim në Emmenbrucke të Lucernit, kishte rezervuar kohën që ta vizitojë familjen Zeqiri për të uruar për festën e Kurban Bajramit. Në hyrje të baneses së familjes Zeqiri po në Emmenbruck, i pret kryefamiljari Xhaferi. Pasi bëjnë urimet e zakonshme, Xhaferi falënderon mysafirët për ardhjen, ndërkohë bashkëshortja e tij, Andeneta, mbush tavolinën me ëmbëlsira e pije, ku nuk mungonte as bakllava.
“Mirë se keni ardhë! Ju faleminderit që keni gjetur kohë që bashkë me ne ta kremtojmë festën e Bajramit”, shprehet Xhafer Zeqiri nga Morina e Gjakovës. “Mirë se u gjetëm e me fat festa e Kurban Bajramit”, përgjigjet Mergimi. “ Ne nuk kemi jemi duke bërë asgjë të jashtëzakonshme. Ne vetëm po e vazhdojmë një traditë që na e kanë lënë babë e babëgjyshërit tanë”, thotë ai.
Balaj, nga fshati Firajë e Gjakovës është rritur në një vend ku tolerance fetare gjithmonë ka zotëruar mes bashkësive fetare: “ Unë jam rritur në një fshat ku kemi jetuar së bashku me familje të besimit islam. Për festën e Bajramit, nëna ime gjithmonë ruante sheqera që kur të vinin fëmijët e besimit mysliman mos të kthehen pa marrë sheqera edhe në shtëpinë tonë. Kështu që fëmijët asnjëherë nuk e dinin se a kanë hyrë në familje myslimane apo katolike”, tregon Mergimi.
Këto dy familje njihen mes veti prej 14 vitesh dhe raportet mes tyre janë shumë të shëndosha. Ata jo vetëm që vizitojnë njëri tjetrin për festa, por edhe pushimet i kalojnë së bashku, ndërsa Mërgimi e Zeqiri në kuadër të shoqatës “Nënë Tereza” në Zvicër kanë realizuar shumë projekte humanitare duke ndihmuar familje të shumta në Kosovë e më gjerë me ndërtime shtëpiash e veshmbathje.
“Shqiptarët njihen si një popull për tolerancë fetare. Jo vetëm në familjen e Mërgimit por edhe në familje të tjera të besimit katolik vizitojmë dhe urojmë njëri tjetrin për të gjitha festat si për: Krishtlindje, Pashkë, Bajram e festa të tjera. Edhe pse jetojmë larg Kosovës, ne jemi munduar që ta ruajmë traditën e tolerancës mes besimeve në familjet tona. Ashtu siç bëjnë prijësit tanë fetarë duke uruar njëri tjetrin për festa, ashtu edhe ne duhet të urojmë pa pasur asnjë paragjykim”, shprehet nikoqiri Zeqiri për “albinfo.ch”
Të dy familjet shqiptare urojnë që kjo traditë e mirë mes shqiptarëve të trashëgohet edhe tek fëmijët e tyre. “ Unë kam marrë me vete edhe fëmijët e mi që tu tregojmë edhe këtyre se duhet ta urojmë njëri tjetrin, dhe këtë thesar që e kemi nga të parët tanë dhe që na e kanë lakmi shumë popuj të botës, duhet të ruajmë dhe kultivojmë edhe në të ardhmen”, nënvizoi Mergim Balaj.
Pas më shumë se një orë qendrimi në familjen Zeqiri, bashkë më familjen Balaj u larguam me urimet më të përzemërta për Bajram dhe me një mesazh të qartë që toleranca fetare është e pranishme kudo tek shqiptarët pavarësisht se ku gjenden apo jetojnë.
E-Diaspora
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri? Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në Shqipëri, Ilirjan Celibashi, tha se janë krijuar kushtet e...
-
Kurti mban fjalim në forumin ekonomik Zvicër-Kosovë, flet për “partneritet të fuqishëm”
-
Arbër Bullakaj, në krye të nismës për lehtësimin e natyralizimit të të huajve
-
Ariana Qizmolli, me pjesën “Kërce pak”, në festivalin e vallëzimit, në Winterthur
-
Një deputete në Kuvendin e Shqipërisë, me doktoratë austriake
Jeta në Zvicër
-
Më shumë se 640,000 fishekë snajperësh zviceranë thuhet se kanë shkuar në Ukrainë Municione snajperi nga kompania zvicerane P Defence thuhet se kanë mbërritur në Ukrainë në korrik 2023...
-
Kaosi i SBB i frustron udhëtarët: “Ka komunikim zero”
-
Bora paralizon qarkullimin në shumë vende në Zvicër
-
Bazeli do të votojë mbi koston e organizimit ‘blasfemik’ të Eurovizionit 2025
-
Zvicra mbetet kampione evropiane në hekurudha