Feja
Komuna zvicerane u ofron shqiptarëve sallën për faljen e Kurban Bajramit
"Situata e re e krijuar në raport me islamin kishte bërë të veten, por ndërkohë komuna na e ofroi sallën, duke shprehur besimin te ne”, thotë anëtari i kryesisë së shoqatës, Sulejman Sulejmani
Shoqata Kulturore Islamike Shqiptare në për regjionin Gruyere ka organizuar faljen e Kurban Bajramit në një sallë në Bulle, të ofruar nga komuna. Numri i madh i atyre që dëshironin të ishin së bashku për këtë festë, ka detyruar shoqatën të gjejë një zgjdidhje pasi që në ambientet e xhamisë nuk kishte vend të mjaftueshëm. Kishin ardhur mbi 400 pjesëmarrës, në mesin e të cilëve shumë të rinj dhe fëmijë.
Imami Ramadan Shabani, i cili zakonisht vjen nga Friburgu (pasi që xhamia në Bulle nuk ka imam të përhershëm) ka folur për rëndësinë e festës së Bajramit, që është para së gjithash ditë feste, gëzimi dhe solidarizimi me të varfrit.
Marrë në përgjithësi, organizimi ka vajtur mjaft mirë dhe me rregull.
Anëtarët e kryesisë së shoqatës, me të cilët ka biseduar albinfo.ch thonë se besimtarët vijnë nga të gjitha trojet shqiptare. Në kryesi janë të përfshirë përfaqësues nga Lugina e Preshevës, nga Maqedonia e nga Kosova ndërsa në anëtarësinë e gjerë mbizotëron numri i besimtarëve nga Kosova.
Anëtari i kryesisë Sulejman Sulejmani njëherësh anëtar i grupit për religjion në kuadrin e kantonit thotë se shoqata mban kontakte të afërta me përfaqësuesit e religjioneve tjera. “Kohë më parë kemi qenë në darkë, si të ftuar të Kishës së këtushme Katolike”, thotë Sulejmani. Ndërkaq sa i përket sigurimit të sallës për faljen e Bajramit ai thotë se fillimisht nuk e kanë pasur lehtë. “Situata e re e krijuar në raport me islamin kishte bërë të veten, por ndërkohë komuna na e ofroi sallën, duke shprehur besimin te ne”, thotë Sulejmani. Kjo qendër i falënderon autoritetet zvicerane për lejimin e sallës në përdorim për këtë festë.
Shoqata Kulturore Islamike Shqiptare për regjionin Gruyer ekziston prej 10 vitesh dhe numëron mbi 100 anëtarë, 60 prej të cilëve paguajnë anëtarësinë. Ajo është caktuar nga 1 frang në ditë ose 365 franga në vit. “Rregullin dhe pastërtinë në xhami e mbajmë vet, në mënyrë vullnetare. Atje mbretëron atmosferë e ngrohtë dhe harmoni në mes të shqiptarëve, pavarësisht nga regjioni prej nga vijnë”. Në regjionin Gruyere jetojnë mbi 1000 shqiptarë.
Albinfo.ch ka takuar në këtë falje të Bajramit edhe mjaft të rinj dhe fëmijë. Llukman Sadiku, Besnik Avdiu dhe disa të tjerë thanë se nga xhamia do të shkojnë te të afërmit, në vizita dhe do të hanë së bashku me familjarët drekën e pasur të festës.
Setmer Selmani
E-Diaspora
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri? Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në Shqipëri, Ilirjan Celibashi, tha se janë krijuar kushtet e...
-
Kurti mban fjalim në forumin ekonomik Zvicër-Kosovë, flet për “partneritet të fuqishëm”
-
Arbër Bullakaj, në krye të nismës për lehtësimin e natyralizimit të të huajve
-
Ariana Qizmolli, me pjesën “Kërce pak”, në festivalin e vallëzimit, në Winterthur
-
Një deputete në Kuvendin e Shqipërisë, me doktoratë austriake
Jeta në Zvicër
-
Më shumë se 640,000 fishekë snajperësh zviceranë thuhet se kanë shkuar në Ukrainë Municione snajperi nga kompania zvicerane P Defence thuhet se kanë mbërritur në Ukrainë në korrik 2023...
-
Kaosi i SBB i frustron udhëtarët: “Ka komunikim zero”
-
Bora paralizon qarkullimin në shumë vende në Zvicër
-
Bazeli do të votojë mbi koston e organizimit ‘blasfemik’ të Eurovizionit 2025
-
Zvicra mbetet kampione evropiane në hekurudha