Lajme

Berlini planifikon të kufizojë qiranë mujore nëpër banesa

Autoritetet e qytetit të Berlinit po planifikojnë ta kufizojnë lartësinë e qirasë mujore për banesa në 7,97 euro për metër katror.

Senatorja e Berlinit për zhvillim urban, Katrin Lompscher, po planifikon që këtë masë ta zbatojë për banesa të ndërtuara deri në vitin 2013, përderisa banesat e ndërtuara pas vitit 2014 do të jenë jashtë këtij ligji.

Për këtë plan autoritetet e Berlinit janë marrë vesh në fillim të këtij viti, drafti i ligjit është edhe më tutje temë e diskutimeve dhe ka mundësi të ndryshojë.

Senati duhet ta dërgojë propozim ligjin Parlamentit të qytetit deri më 15 tetor, nëse ky i fundit miratohet, atëherë ligji të hyjë në fuqi në janar të vitit të ardhshëm, përcjell albinfo.ch.