Integrimi
Valmir Dobruna, në garë për gipserin më të mirë në Evropë
Valmir Dobruna me përfaqësuesen gjermane po merr pjesë në kampionatin evropian të zanateve "Euro Skills", që do të fillojë nga 2 tetori në Lille të Francës.
Valmir Dobruna ka vetëm një vit që po bën punën e stukatorit, gipserit, në Gjermani.
Tashmë shqiptari me origjinë nga Kosova bën pjesë në mesin e 10 më të mirëve në këtë profesion në Gjermani.
Me këtë cilësi kosovari po përfaqëson Gjermaninë në një kampionat evropian të stukatorëve në Lille të Francës.
Ka 5 javë që ai së bashku me kolegun e tij gjerman, Marc Armbrüster, po i kalojnë në përgatitje për këtë garë ndërkombëtare të zanateve „Euro Skills” në Francë.
Valmiri ka treguar për punët që duhet të bëjnë për të fituar medaljen e arit për kombëtaren gjermane.
„Për 18 orë, në 3 ditë, ekipi ynë prej 10 vetash duhet të ndërtojë objektin 2.20m x 2.20m dhe i lartë 2.10 për të fituar garën“, tha Valmiri për albinfo.ch.
Në garë janë 7 vende të Evropës.
Firma ku punon Valmiri quhet “Stukkateurbetrieb Thomas Jakob” në Wilhelmsfeld.
Sukseset e Valmirit janë mburrje për firmën dhe një lloj letërnjoftimi për nivelin e saj.
Me suksesin e tij në këtë profesion, Valmir Dobruna është bërë shembull edhe për të rinjtë që zakonisht hezitojnë të orientohen në profesione të tilla.
Për shqiptarin që në Gjermani ka ardhur me prindërit, si 4-vjeçar, profesioni i stukatorit është shumë interesant dhe shumëplanësh dhe tashmë po kryen shkollën për mjeshtër stukator.
Dobruan tha se nuk do të kthehet pa fitore. “Besoj se do t’ia dalim”, tha në bashkëbisedim Dobruna.
Dobruna është me origjinë nga Malisheva e Kosovës.
Të tjera nga Integrimi
E-Diaspora
-
Dubai: Firma shqiptare e patundshërive me ofertë për investitorët shqiptarë të Zvicrës Nga Neymar te Tripleksi më i Shtrenjtë në Botë: Historia e Investimeve që Ndërtojnë Standarde të...
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
Jeta në Zvicër
-
Zvicra voton për katër propozime kombëtare sot Këtë të diel po votohet për katër propozime kombëtare: Zgjerimi i autostradës: Qeveria federale dhe parlamenti...
-
Qeveria federale bën thirrje për kujdes: Rrugët janë të rrëshqitshme
-
Ndjekjet penale dhe falimentimi: Rritje e rrezikut për të vetëpunësuarit nga viti 2025
-
A duhet të bëhen të detyrueshme gomat e dimrit në Zvicër?
-
SBB pret fitim të njëjtë si vitin e kaluar