Kosova
Apeli vërteton aktakuzën në rastin e “veteranëve”
Në vendimin këtij departamenti thuhet se janë refuzuar ankesat e avokatëve për hedhjen e aktakuzës në këtë rast
Në vendimin këtij departamenti thuhet se janë refuzuar ankesat e avokatëve për hedhjen e aktakuzës në këtë rast.
“Departamenti Special i Gjykatës së Apelit i ka refuzuar si të pabazuara ankesat e avokatëve mbrojtës për hedhje të aktakuzës dhe kundërshtim të provave në rastin e të akuzuarve A.Ç., N.L., S.H., Sh.D., Ç.G., Sh.B., Rr.B., F.F., S.E. dhe F.Sh.“, thuhet në njoftimin e Gjykatës së Apelit. Sipas këtij njoftimi, Aktvendimi i Gjykatës Themelore në Prishtinë, i datës 19.6.2019, mbetet në fuqi, shkruan sot “Koha Ditore”.
“Gjykata e Apelit gjeti se Gjykata e Shkallës së Parë ka vlerësuar dhe në mënyrë të drejtë ka dhënë arsye të mjaftueshme, se kundërshtimet janë të pabazuara dhe se aktakuza e ngritur nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka prova të mjaftueshme, të pranueshme në aspektin procedural, për të mbështetur dyshimin e bazuar mirë se të akuzuarit kanë kryer veprën penale për të cilën akuzohen“, thuhet më tej në njoftimin e Apelit. Gjykata e Apelit ka vlerësuar se tani nuk janë plotësuar kushtet ligjore për të cilat mund të hidhet aktakuza percjell Albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Abdixhiku aludon se nga mbi 100 mijë të regjistruar për votim nga diaspora, 40 mijë janë mbështetës të LDK-së Kreu i LDK-së Lumir Abdixhiku përmes një postimi në Facebook ka thënë se deri më tani...
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës
-
Personalitetet Shqiptare të vitit 2024, në numrin më të ri të revistës albinfo.ch
-
Granit Xhaka është pjesë e formacionit më të mirë të vitit në Bundesliga
-
Përfundojnë pritjet në kufirin Kroaci-Serbi
Jeta në Zvicër
-
Gjeneva aktivizon planin e saj të akomodimit emergjent Ndërsa moti i ftohtë pritet të arrijë në ditët në vijim, Qyteti i Gjenevës do të...
-
Reshjet e fundit të borës nxisin fluksin turistik në Zvicër
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës
-
Personalitetet Shqiptare të vitit 2024, në numrin më të ri të revistës albinfo.ch
-
Cilat destinacione do të kushtojnë më shumë nga Zvicra