Lajme
Vizita të kullave kosovare me biçikletë
Z. Shoshi me kompaninë e tij "Catun" ofron vizita me biçikletë në shëtitë njëditore që përfshijnë vizitën e kullave apo objekteve fetare të rajonit të Dukagjinit, pjesë perëndimore e Kosovës.
Sali Shoshi është arkitekt, i angazhuar në mbrojtjen e trashëgimisë kulturore në kuadër të Fondacionit ndërkombëtar Trashëgimia Kulturore pa kufij CHwB. Atij shëtia në lagjet e fshatrave me kulla dhe në mjediset e bukura të natyrës i dha një ide, që është krijimi i shërbimeve të turizmit në dy rrota.
Z. Shoshi me kompaninë e tij “Catun” ofron vizita me biçikletë në shëtitë njëditore që përfshijnë vizitën e kullave apo objekteve fetare të rajonit të Dukagjinit, pjesë perëndimore e Kosovës. Z. Shoshi nuk e sheh aktivitetin e tij të turizmit si të ardhura për të mbajtur familjen e tij, por e sheh me perspektivë në të ardhmen, kur do të bashkojë pasionin me punën në turizëm outdoor.
Sa klientë ke në vit dhe a ia vlen të punosh edhe këtë punë?
Në fakt, ende nuk mund të flas për numër të klientëve, meqenëse jemi në fillim të biznesit. Unë mendoj që kosovarët në masë të madhe ende janë të interesuar në turizmin standart. Është një pakicë shumë e vogël që ka filluar të interesohet për turizmin aventuresk outdoor. Sido që të jetë, nëse i shohim trendet në rritje të këtij lloj turizmi, atëherë ne mund të llogarisim në rritje të klienteles në vitet e ardhshme. Planifikojmë të rrjetizoheme me regjionin në mënyrë që të bëhemi cak edhe i turizmit ndërkombëtar.
Pse në turizëm?
Sepse e shoh se një lidhje shumë e natyrshme e punës profesionale në konzervim të trashëgimisë kulturore dhe nevojës që ky sektor të promovohet dhe të njihet nga publiku. Ardhja e turistëve do të ishte e shëndetshme për ekonominë lokale dhe për vetë monumentet, sepse do të rritej nevoja për investime në trashëgimi dhe shumë prej ndërtesave historike, sidomos kullat, do të mund të shfrytëzoheshin si infrastrukturë turistike.
Cili është vendi më i bukur në Kosovë, dhe pse?
E kam të vështirë të diferencoj një vend… ndoshta Prizreni për shkak të një përzierje interesante të konfiguracionit dhe shtresimeve kulturore brenda atij konfiguracioni. Megjithëse edhe Prizreni është shkatërruar në masë të madhe si pasojë e ndërtimeve kaotike! Por, unë mendoj që Kosova, nëse eksplorohet me kujdes, ka plot vende të bukura, lagje, rrugica, shtëpi, kulla, kodra, lumenj, kanione, bjeshkë, kopshte dhe, mbi të gjitha, ka njerëz mikpritës dhe kureshtarë për të huajt. Kjo bën që Kosova të jetë një mundësi e mirë për një përjetim ndryshe të një mjedisi kulturor dhe natyror me një histori tronditëse, sidomos në 100-vjetët e fundit. Krejt kjo vlen nëse operatorët turistikë janë të përgatitur ta tregojnë këtë tregim të Kosovës. Deri më tash oferta turistike në Kosovë me disa përjashtime ka qenë e thatë dhe shumë standarte: udhëtim me autobus në dy-tre vende…dhe kaq.
A mund të na përshkruash ofertën tënde më të mirë?
Ofertat tona janë përzierje e udhëtimeve me biçikletë nëpër shtresime kulturore, duke njohur objekte, religjionin, kanunin dhe mënyrën e jetesës. Unë do ta veçoja oferta Kulla Tour, e cila është pikërisht ajo çka e përshkrova pak më lart.
A ka kërkesë nga diaspora për ofertën që e bën ti për turizëm?
I kemi pasur dy ture nga diaspora, mirëpo mendoj që unë ende nuk e kam gjetur mënyrën për ta joshur diasporën. Ende jam duke mësuar rreth metodave të marketingut.
E-Diaspora
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri? Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në Shqipëri, Ilirjan Celibashi, tha se janë krijuar kushtet e...
-
Kurti mban fjalim në forumin ekonomik Zvicër-Kosovë, flet për “partneritet të fuqishëm”
-
Arbër Bullakaj, në krye të nismës për lehtësimin e natyralizimit të të huajve
-
Ariana Qizmolli, me pjesën “Kërce pak”, në festivalin e vallëzimit, në Winterthur
-
Një deputete në Kuvendin e Shqipërisë, me doktoratë austriake
Jeta në Zvicër
-
Më shumë se 640,000 fishekë snajperësh zviceranë thuhet se kanë shkuar në Ukrainë Municione snajperi nga kompania zvicerane P Defence thuhet se kanë mbërritur në Ukrainë në korrik 2023...
-
Kaosi i SBB i frustron udhëtarët: “Ka komunikim zero”
-
Bora paralizon qarkullimin në shumë vende në Zvicër
-
Bazeli do të votojë mbi koston e organizimit ‘blasfemik’ të Eurovizionit 2025
-
Zvicra mbetet kampione evropiane në hekurudha