Shkurt.ch
Kufoma e gjetur në binarët e trenit është e një 17-vjeçari shqiptar
Familjarët kanë bërë të ditur se viktima është Leon (Lulzim) Sahiti, 17 vjeçar nga Thuni, me prejardhje nga rrethi i Pejës
Në mëngjesin e hershëm të ditës së shtunë, në binarët e hekurudhës në qytetin Thun të Kantonit të Bernës është gjetur një kufomë e një personi të gjinisë mashkullore.
Siç ka shkruar edhe albinfo.ch, personi i gjetur në afërsi të stacionit hekurudhor të Thunit ende nuk është identifikuar, në mënyrë zyrtare shkruajnë mediet zvicerane. Mbi bazë të të dhënave të deritashme, policia konsideron se bëhet fjalë për një vdekje aksidentale, gjegjësisht personi i gjetur është viktimë e goditjes nga treni.
Ndonëse zyrtarisht personi i vdekur ende nuk është identifikuar, policia thotë se ka indicie konkrete për identitetin e tij. Ndërsa shtypi në Kosovë dhe familjarët në Zvicër e në Kosovë kanë bërë të ditur se viktima është Leon (Lulzim) Sahiti, 17 vjeçar nga Thuni, me prejardhje nga rrethi i Pejës.
Pasi që të shtunën, rreth orës 6 e 55 kishin marrë njoftimin për kufomën e gjetur, policët dhe forcat e shpëtimit kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë gjetur personin e pajetë. Më pas mjeku ka konsgtatuar vdekjen e tij.
Hetimet rreth rastit janë duke u zhvilluar.
Të ngjashme
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit Gjykata e Qarkut e kishte dënuar vetëm me burgim me kusht por ai ishte ankuar dhe...
-
Deputeti i Parlamentit të Konfederatës Zvicerane, Islam Alijaj pajiset me pasaportë të Kosovës
-
Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”: “Ne nuk harrojmë!”
-
Rreth katër orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin
Jeta në Zvicër
-
Ushtria zvicerane shkurton shpërndarjen e uniformave për të kursyer miliona Anëtarët e Forcave të Armatosura të Zvicrës do të marrin vetëm një uniformë të veçantë fustani...
-
2025 sjellë ndryshime lidhur me pensionet, çka duhet të dini?
-
Mashtruesit vodhën miliona subvencione për transportin publik
-
Pse Cyrihu ka nevojë për më shumë punëtorë
-
Vinjetë e re, çiklistët duhet të bashkëfinancojnë ndërtimin e rrugëve