Lajme

Ekonomia e Gjermanisë po përballet me investime të dobëta

Ekonomia gjermane gjendet përballë një periudhe të vështirë ekonomike.

Problemi i kësaj situate, sipas Thomas Straubhaar-it, janë investimet e dobëta.

Shqetësime të shumta e kanë rrethuar këto kohët e fundit motorin e Evropës; shumë druajnë se Gjermania rrezikon të hyjë në recesion, transmeton TCH.

Që prej krizës financiare të vitit 2008 dhe rënien ekonomike që e pasoi, në Gjermani investohet shumë pak. Investimet kanë ardhur duke u pakësuar nga 10% të prodhimit të brendshëm bruto që ishin në 199-shin, në 6-7% aktualisht. Pasojë direkte e tkurrjes së tyre është zvarritja në produktivitetin e punës. “Me këtë vjen dhe ngadalësimi i risive”, thotë  Straubhaar në një shkrim të botuar nga Die Welt.

Pasojat e një situate të tillë, do ta vënë në pikëpyetje më shumë se çdo gjë tjetër prosperitetin ekonomik të Gjermanisë, argumenton ai duke kujtuar këtu se rritja e produktivitetit të punës është baza nga rrjedh rritja e rrogave. Sipas analistit, aftësia konkurruese dhe mirëqenia në plan afatgjatë do të sigurohen vetëm me më shumë investime, duke përfshirë edhe ato në arsim e shkencë, përcjell albinfo.ch.