Lajme
Nxënësve dhe mësuesve shqiptarë do t’u shpërndahen 11000 tekste të gjuhës shqipe
Ministria e Diasporës në Shqipëri përmes një postimi ka bërë të ditur që është marre vendim për shpërndarjen e teksteve të gjuhës shqipe nxënësve dhe mësuesve shqiptarë jashtë trojeve shqiptare, përcjell albinfo.ch
Për herë të parë që nga krijimi i saj në janar të këtij viti, Qendra e Botimeve për Diasporën ka përgatitur dhe po shpërndan paketën e teksteve shkollore për mësimdhënie në Diasporë.
Rreth 11 000 tekste të gjuhës shqipe do t’u shpërndahen nxënësve dhe mësuesve shqiptarë, që gjenden jashtë trojeve shqiptare.
E gjithë kjo ka për qëllim të plotësojë nevojat dhe përmbushjen e mësimdhënies në vendet e diasporës.
Të gjitha tekstet janë falas dhe tërheqja e tyre do të bëhet në ambasadat shqiptare të vendeve përkatëse, sipas kërkesës së këtyre të fundit, përcjell albinfo.ch
E-Diaspora
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri? Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në Shqipëri, Ilirjan Celibashi, tha se janë krijuar kushtet e...
-
Kurti mban fjalim në forumin ekonomik Zvicër-Kosovë, flet për “partneritet të fuqishëm”
-
Arbër Bullakaj, në krye të nismës për lehtësimin e natyralizimit të të huajve
-
Ariana Qizmolli, me pjesën “Kërce pak”, në festivalin e vallëzimit, në Winterthur
-
Një deputete në Kuvendin e Shqipërisë, me doktoratë austriake
Jeta në Zvicër
-
Më shumë se 640,000 fishekë snajperësh zviceranë thuhet se kanë shkuar në Ukrainë Municione snajperi nga kompania zvicerane P Defence thuhet se kanë mbërritur në Ukrainë në korrik 2023...
-
Kaosi i SBB i frustron udhëtarët: “Ka komunikim zero”
-
Bora paralizon qarkullimin në shumë vende në Zvicër
-
Bazeli do të votojë mbi koston e organizimit ‘blasfemik’ të Eurovizionit 2025
-
Zvicra mbetet kampione evropiane në hekurudha