Bota
Drejtuesit e G7-ës, afër një marrëveshjeje për të ndihmuar Amazonën
Udhëheqësit ndërkombëtarë që u mblodhën në samitin e G7 thuhet se janë afër një marrëveshjeje për të ndihmuar në luftimin e zjarreve në Amazonë.
Presidenti francez, Emmanuel Macron, tha dje se marrëveshja për ndihmë teknike dhe financiare ishte afër.
Drejtuesit nga SHBA, Japonia, Gjermania, Franca, Italia, Mbretëria e Bashkuar dhe Kanada vazhdojnë takimin e tyre në qytetin bregdetar të Biarritz gjatë ditës së sotme.
Ky takim vjen pas tensionit ndërkombëtar për zjarret që po ndodhin në Brazil.
Kritikët kanë akuzuar Presidentin e Brazilit, Jair Bolsonaro, për shkatërrimin e Amazonës përmes retorikës anti-mjedisore dhe mungesës së veprimeve për shkeljet e shpyllëzimit.
Ashpërsia e zjarreve dhe reagimi i qeverisë së tij, ka shkaktuar protesta globale.
Presidenti Macron javën e kaluar i përshkroi zjarret si një “krizë ndërkombëtare” dhe nxiti që ato të jepeshin përparësi në samitin e G7 fundjavën që shkoi, shkruan BBC, përcjell Albinfo.ch.
Dje ai tha se “të gjithë janë dakord për të ndihmuar ato vende që janë goditur nga zjarret sa më shpejt që të jetë e mundur”.
“Ekipet tona po mbajnë kontakte me të gjitha vendet e Amazonës, kështu që ne mund të përfundojmë disa angazhime shumë konkrete që përfshijnë burime teknike dhe fonde.”
Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Boris Johnson, tha se Britania do të sigurojë 10 milionë dollarë për të mbrojtur Amazonën.
Të ngjashme
Të tjera nga Bota
E-Diaspora
-
Florian Haçkaj: Një jetë përtej kufijve dhe një mision për Shqipërinë Suksesi më i madh i Lëvizjes që drejton Florian Haçkaj ishte fitorja në Gjykatën Kushtetuese të...
-
Valdete Hoti, figurë frymëzuese dhe sinonim i humanizmit
-
43 orë në bllokim trafiku për të arritur në Kosovë nga Zvicra
-
Abdixhiku aludon se nga mbi 100 mijë të regjistruar për votim nga diaspora, 40 mijë janë mbështetës të LDK-së
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës
Jeta në Zvicër
-
Posta në Zvicër: Rekord i dërgimit të pakove për Krishtlindje Dita e pikut ishte 3 dhjetori. Atë ditë, punonjësit e postës përpunuan afro 1.3 milionë pako...
-
Gjykata Federale merr vendim për pensionin e burrave të ve
-
Çfarë faturash duhet të paguani përpara datës 31 dhjetor, në Zvicër?
-
Zvicra ka indeksin më të ulët të mjerimit në botë
-
Valdete Hoti, figurë frymëzuese dhe sinonim i humanizmit