Bota

Australia do të bllokojë faqet me përmbajtje ekstremiste

Australia do të bllokojë qasjen në faqet e internetit që shfaqin materiale terroriste gjate krizave dhe do të konsiderojnë vendosjen e një legjislacioni që detyron platformat digjitale të përmirësojnë sigurinë e shërbimeve të tyre, deklaruan zyrtarët e Qeverisë të dielën.

Kryeministri australian, Scott Morrison, tha se Qeveria po tenton të parandalojë sulmet terroriste, duke ndaluar publikimin e pamjeve të dhunshme në platformat digjitale.

“Ne po bëjmë gjithçka për të mohuar mundësinë që terroristët të mburren me veprimet e tyre”, thuhet në njoftim, shkruan REL, përcjell Albinfo.ch.

Australia dhe Zelanda e Re kanë ngritur kontrollin ndaj ueb faqeve dhe rrjeteve sociale pas masakrës në Kristçërç, ku mbetën të vdekur 51 besimtarë.

Sulmi ishte shfaqur drejtpërdrejt nga sulmuesi Brenton Tarrant në Facebook.