Kosova
Lansohet pulla postare në nderim të Nexhmije Pagarushës
Posta e Kosovës i dedikon legjendës së gjallë më muzikës shqipe Nexhmije Pagarushës Pullë Postare
Në një ceremoni të organizuar nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, në bashkëpunim me Postën e Kosovës, përkatësisht Filatelinë e Postës, u lansua Pulla Postare në nderim dhe vlerësim të figurës së shquar, ikonës së muzikës shqiptare, Nexhmije Pagarusha, përcjell albinfo.ch.
Me iniciativë të ministrit Kujtim Gashi, Posta e Kosovës i dedikon legjendës së gjallë të muzikës shqipe, Nexhmije Pagarushës, pullë postare.
Më këtë rast, Gashi tha se sot është një ditë shumë e rëndësishme për të gjithë, pasi u lansua pulla postare në nderim të Nexhmije Pagarushës.
Ai më tej deklaroi se me angazhimin e tij dhe të stafit të MKRS-së është marrë iniciativa për pension shtetëror i përmuajshëm për Nexhmije Pagarushën.
MKRS-ja së shpejti do të botojë një monografi për mbretëreshën e këngës shqipe, ‘Bilbilin e Kosovës’, si dhe në vendlindjen e saj në Pagarushë të Malishevës do të ndërtohet qendra e kulturës për nder të saj.
Mbesa e Nexhmije Pagarushës, e cila pranoi plaketën e emisionit të ri të pullave postare, në emër të familjes e vlerësoi si mirënjohjen më të mirë vendosjen e figurës së Nexhmije Pagarushës nëpër pulla postare.
Ajo përcolli falënderimet e Nexhmije Pagarusha për ministrin për iniciativën e marrë, duke shprehur mirënjohjen për kujdesin e treguar institucional ndaj saj.
Ndërsa përfaqësuesi i Postës së Kosovës u shpreh se përmes pullës postare në nderim të figurës së Nexhmije Pagarushës ndjehet e privilegjuar dhe e nderuar edhe Posta e Kosovës, sepse kontributi i këngëtares është jashtëzakonisht i çmuar dhe ka përçuar vlera nëpër gjenerata të tëra.
E-Diaspora
-
Gjermania e Zvicra prijnë me numrin e të regjistruarve për votim nga diaspora 107,158 votues nga diaspora kanë aplikuar për votim në zgjedhjet e përgjithshme të 9 shkurtit të...
-
Një neurokirurg akademik shqiptar, në mes të Kolorados dhe Bazelit
-
Florian Haçkaj: Një jetë përtej kufijve dhe një mision për Shqipërinë
-
Valdete Hoti, figurë frymëzuese dhe sinonim i humanizmit
-
43 orë në bllokim trafiku për të arritur në Kosovë nga Zvicra
Jeta në Zvicër
-
Migros viktimë e kriminelëve kibernetikë që ua keqpërdorin logon Paralajmërimi nga Zyra ndërkantonale Zvicerane për Parandalimin e Krimit (SKP) erdhi pak para Krishtlindjeve: “Përpjekjet për...
-
Si do të ndikojnë te qytetarët ndryshimet në ekonominë zvicerane në vitin 2025?
-
Ҫfarë mund të prisni në Zvicër në vitin 2025?
-
Taksat e turizmit shtohen në koston e pushimeve të skive në Alpet zvicerane
-
Aplikimi për patentë shoferë, një hap me rrezik të lartë për të moshuarit