Kuriozitete
Ky shtet lejon për herë të parë gratë të udhëtojnë pa burrat
Para rregullores, gratë dhe meshkujt nën 21 vjeç duhej të merrnin leje nga kujdestarët e tyre për të mund të udhëtuar jashtë vendit
Administrata e Arabisë Saudite njoftoi se, për herë të parë në historinë e vendit, ka filluar zbatimi i rregullores e cila parashikon që gratë të mund të udhëtojnë jashtë vendit pa lejen e meshkujve.
Sipas njoftimit të agjencisë së lajmeve të Arabisë Saudite, SPA, të bazuar në një zyrtar të Ministrisë së Brendshme, rregulloret në fjalë kanë filluar të zbatohen në mbarë vendin.
Zyrtari theksoi se “ata që kanë pyetje në lidhje me rregulloret e reja duhet të drejtohen tek autoritetet përkatëse”.
Sipas dekretit të publikuar në Gazetën Zyrtare në Arabinë Saudite më 2 gusht, ishte paraqitur që “grave t’u njihen të drejtat për të nxjerr pasaportë dhe të udhëtojnë jashtë vendit ashtu siç u njihet edhe meshkujve, pa lejen e kujdestarëve të tyre meshkuj si baballarët, bashkëshortët, vëllezërit edhe djemtë e tyre”, transmeton ATSH.
Para rregullores në fjalë gratë (pa marrë parasysh se në cilën grup moshë bëjnë pjesë) dhe meshkujt nën 21 vjeç duhej të merrnin leje nga kujdestarët e tyre për të mund të udhëtuar jashtë vendit, përcjell albinfo.ch.
Gjithashtu me të njëjtën rregullore adresa e vendbanimit të grave të martuara nuk është e detyrueshme të jetë njësoj me atë të bashkëshortit, si dhe për herë të parë u njihen të drejtat si nxjerrja e dokumenteve zyrtare të lindjes, martesës, ndarjes dhe të tjera si dhe marrja e kujdestarisë së fëmijëve të tyre të vegjël.
E-Diaspora
-
24 orë në ditë në shërbim të pacientit: Spitex Mednest24 Spitex Mednest24 kontribuon në përmirësimin e cilësisë së jetës së njerëzve të moshuar ose të sëmurë...
-
Votimi në diasporë, ambasada e Kosovës në Gjermani tregon procedurën e plotësimit dhe dërgimit të fletëvotimit
-
Gjermania me numrin më të lartë të votuesve jashtë Kosovës
-
Ja si mund të votoni nga jashtë!
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit
Jeta në Zvicër
-
Vdes në burg shtetasi zviceran i arrestuar në Iran dhe i akuzuar për spiunazh Burri po mbahej me një të burgosur tjetër në një burg në qytetin lindor të Semnanit,...
-
Informacionet kryesore në lidhje me ndalimin e ri të Rottweiler në kantonin e Cyrihut
-
Zvicër: Ftohtë të premten, pritet bora e radhës në ultësira
-
Faturat që duhet të paguani në Zvicër para fundit të janarit
-
Banka Kombëtare e Zvicrës pret të mbyllë vitin financiar 2024 me 80 miliardë franga fitim