Lajme
Jahjaga nderohet me çmimin “Clinton Global Initiative”
Ish sekretarja e Shtetit, Madeleine Albright ia dorëzoi presidentes Atifete Jahjaga çmimin për “Lidership...” nga “Clinton Global Initiative”. Jahjaga tha se çmimi shkon për popullin e Kosovës
Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, është nderuar me çmimin për “Lidership në sferën publike” nga “Clinton Global Initiative”. Ndarja e këtij çmimi është bërë në një gala mbrëmje organizuar në Nju Jork, ndërsa ish-sekretarja e Shtetit, Madeleine Albright ia dorëzoi Jahjagës këtë çmim.
Në këtë mbrëmje ishte i pranishëm ish-presidenti amerikan, Bill Clinton, bashkëshortja e tij, ish-Sekretarja e Shtetit, Hillary Clinton dhe e bija e tyre, Chelsea Clinton dhe shumë personalitete të tjera të politikës, artit, kyçurës por edhe nga institucionet amerikane, pore dhe nga Evropa.
“Zotëri President, Zonja Sekretare, e konsideroj këtë nder, këtë çmim të veçantë shpërblim për njerëzit e Kosovës, jetët e të cilëve ju i keni prekur dhe ndryshuar përjetë përmes vendimit tuaj të parandaloni gjenocidin në Kosovë, dhe duke na qëndruar pranë që atëherë për të na ndihmuar ta ndërtojmë shtetin tonë në paqe, të lirë, demokratik”, tha në fillim presidentja Jahjaga.
Ndërtimi i paqes, sipas saj, nuk ka qenë i lehtë.
“Pesëmbëdhjetë vjet më parë, Kosova ishte një vend i mbuluar me rrënoja. Jetët ishin të thyera në mijëra fragmente. Familjet ishin të ndara. Shumë prej tyre përjetësisht. Lidhjet në mes të komuniteteve ishin të grisura”, deklaroi Jahjaga në marrjen e çmimit.
Sipas presidentes, nga ky hi, dhe nga këto momente të dhimbjes, një vendosmëri, një vullnet i fortë, e jo dëshpërimi, rilindi. “Por nga hiri dhe nga ato momente dhembje, një vendosmëri, një vullnet i pashoq – dhe jo dëshpërim – u shfaq. Ne ishim të vendosur të ecnim tutje, të ndërtojmë një Kosovë tjetër”, tha ajo.
Para pesëmbëdhjetë vitesh, Kosova sipas saj, ishte vend i mbuluar nga gërmadhat. “Jetët ishin thyer në mijëra copë. Familjet ishin ndarë. Shumë prej tyre përjetësisht. Lidhjet mes komuniteteve etnike ishin shkatërruar plotësisht. Sot Kosova frymon në liri dhe në paqe dhe me vetëbesim po e trason vizionin e saj të anëtarësimit në Bashkimin Evropian dhe NATO”, deklaroi ajo.
Përveç presidentes kosovare, në këtë mbrëmje u nderua edhe aktori i njohur Leonardo DiCaprio, për përpjekjet e tij dhe donacionet e dhëna në mbrojtje të ambientit.
E-Diaspora
-
Rita Ora në New York për ndërrimin e moteve Për natën e ndërrimit të motmoteve, shqiptarja me famë botërore, Rita Ora, dhe moderatori, Ryan Seacrest,...
-
Bekim Zogaj, kur “pensionimi” vjen në kulmin e karrierës
-
Xhaka, me transplant të flokëve në Prishtinë
-
1 orë pritje për të dalë nga Kosova
-
Si do të votojë diaspora në Shqipëri më 11 maj?
Jeta në Zvicër
-
Zvicra nis vitin e ri me fishekzjarre, kokteje dhe njerëz të lënduar Zvicra e nisi vitin e ri në të ftohtë të ashpër. Përveç verës së gazuar dhe...
-
Pensioni AHV, ushtria, buxheti: Këto janë diskutimet e vitit 2024
-
Aterrimi emergjent në Graz: Motori i Swiss-Airbus A220 tregon “model të panjohur defekti”
-
Pas korrigjimit: SBB, nga vendi i dytë bie në vendin e njëmbëdhjetë në Evropë
-
Pas uljes emergjente të avionit zviceran në Graz, vdes një anëtar i ekuipazhit