Integrimi
“Like”-t në facebook e ndihmuan struganin të humbë 30 kg
Shkëlqimi thotë: "Që të humbasësh peshë duhet edhe vendosmëri, por edhe motivim, e këtë e gjeja te miqtë e mi që i kisha në facebook..."
Facebooku është bërë thuajse pjesë e pandashme e jetës për shumë ne. Ndokush ndoshta edhe mund ta kalojë kohën pa përfituar të mira nga kjo, por jo edhe Shkëlqimi, i cili “Like”-t e facebookut i ka shndërruar në shëndet për trupin e tij. Për një kohë të shkurtër ai i ka humbur afro 30 kilogramë dhe për çdo arritje të tij i ka njoftuar miqtë e tij në facebook.
“Çdo kilogram që e humbja nga trupi ishte mirë për shëndetin tim, por përveç kësaj, unë u tregoja miqve virtualë dhe realë në facebook për ecurinë time të peshës, dhe ata më motivonin me komente të ndryshme se duhet të vazhdoja të humbisja edhe më shumë kilogramë. Kështu edhe me “Like”-t dhe komentet e mira që merrja në facebook unë motivohesha që edhe më shumë të humbisja peshë”, thotë Shkëlqim Zyberi nga Struga e Maqedonisë, i cili jeton qe 23 vjet në Zvicër.
Shkëlqimi kur kishte arritur në 125 kilogramë i kishte thënë vetes “stop”. Në prag të Vitit të Ri 2014 ai së bashku me disa kolegë të punës ia kishte vënë qëllimin vetes që në vitin 2014 të humbë peshë.
Për 4-5 muaj intensivisht me dietë, ushtrime dhe fitnes, Shkëlqimi kishte arritur që t’i zhdukë 28.5 kilogramë nga trupi.
“Që të humbasësh peshë duhet edhe vendosmëri, por edhe motivim, e këtë e gjeja te miqtë e mi që i kisha në facebook. Përkrahje kam pasur edhe nga familja, e cila është munduar që t’i përshtatej ushqimit tim që duhej ta haja”, thotë 36-vjeçari.
Tani ai mund t’i veshë përsëri rrobat, të cilat i kishte veshur më herët si më i ri, dhe thotë se ndihet shumë më lehtë pa ata 28 kilogramët në trup. Mirëpo sfidë për të është kur të vijë koha e pushimeve dhe i duhet të largohet nga Zvicra për të bërë pushim në vendlindje, në Strugë.
“Në pushime në Strugë është vështirë të mbashë dietë, sepse ne shkojmë në pushim dhe kemi dëshirë të hamë dhe të pimë çka të dëshirojmë, e kjo ndikon menjëherë në peshë”, thotë strugani.
Ai një pyetje ka për vete, po të mos kishte qenë facebooku me miqtë e tij, a do ta kishte gjithë këtë motivim për humbje peshe?
E përgjigjen gati se e gjeti, kur tha se “tash kjo intervistë që po e bëj në albinfo.ch më ka dyfishuar motivin që të vazhdoj të humbas kilogramët e tepërt dhe nuk do të ndalem deri në trupin e përsosur”, përfundoi ai.
Shumëkush nga ne ankohemi nga facebooku që jemi shumë të varur prej tij, saqë humbim kohën pa nevojë, por jo edhe Shkëlqimi që ka ditur shumë mirë ta shfrytëzojë në mënyrë më pozitive për shëndetin e tij.
Ndryshe Shkëlqim Zyberi, baba i dy fëmijëve, i cili flet me një dialekt të shqipes shumë të bukur, thotë se nuk do të ndalet me kaq, por tash do të punojë edhe më shumë që t’i heqë edhe 10 kilogramët e tepërt, për të arritur peshën ideale.
E për këtë sigurisht se i falënderon të gjithë miqtë e tij në facebook për përkrahjen që i kanë dhënë.
Visar Kryeziu
Të tjera nga Integrimi
E-Diaspora
-
Edi Rama sot takon diasporën në Londër Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, të dielën do të mbajë tubim me diasporën shqiptare në Londër....
-
Dubai: Firma shqiptare e patundshërive me ofertë për investitorët shqiptarë të Zvicrës
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Mbi 12,000 raportime për fyerje Gjatë dhjetë vjetëve të fundit, raportet për fyerje në Zvicër janë rritur me 64 për qind....
-
Çfarë nisma të tjera votojnë kantonet dhe qytetet në Zvicër?
-
Zvicra voton për katër propozime kombëtare sot
-
Qeveria federale bën thirrje për kujdes: Rrugët janë të rrëshqitshme
-
Ndjekjet penale dhe falimentimi: Rritje e rrezikut për të vetëpunësuarit nga viti 2025