Jeta në Zvicër
Zyra Federale për Migracion avancohet në Sekretariat Shtetëror
Vendimi i marrë sot nga Qeveria e vendit ka qenë i nevojshëm pasi që tema e migracionit në vitet e fundit ka fituar në peshë si në politikën e brendshme ashtu dhe në të jashtmen
Këshilli Federal ka vendosur sot që Zyra Federale për Migracion (BFM/ODM) të shndërrohet në Sekretariat Shtetëror për Migracion. Lidhur me këtë vendim edhe drejtori i sotëm i BFM emërohet sekretar shtetëror. Ky ndryshim është reflektim i rritjes së rëndësisë dhe të vëllimit të detyrave që ka BFM. Ndryshimi mundëson që drejtori i deritashëm respektivisht sekretari i ardhshëm Mario Gattiker t`i ushtrojë në mënyrë më optimale funksionet e tij të politikës së jashtme.
Vendimi i marrë sot nga Qeveria e vendit ka qenë i nevojshëm pasi që tema e migracionit në vitet e fundit ka fituar në peshë si në politikën e brendshme ashtu dhe në të jashtmen. BFM sot ka përgjegjësinë më të lartë për negociatat ndërkombëtare në fushën e migracionit. Këtu përfshihen edhe negociatat lidhur me lëvizjen e lirë dhe lidhjen e marrëveshjeve të fushës ndërkombëtare që i merr si detyrë nga Këshilli Federal. Duke pasur një sekretariat si mbështetje, drejtori i sotëm i BFM-së Mario Gattiker mund të takojë në nivel të njëjtë përfaqësuesit e shteteve tjera dhe të përfaqësojë më mirë pozicionin e Zvicrës.
Gattiker do të kalojë në pozitën e re nga 1 janari 2015, thuhet në komunikatën për shtyp të EJPD (Departamenti për Drejteüsi dhe Polici).
Sekretari i emëruar rishtas nuk do të ketë kompetenca më të mëdha se sa kolegët e tij në EJPD dhe në departamentet tjera të shtetit.
Organizimi dhe struktura e BFM-së së sotme mbeten të pandryshuara ashtu si dhe funksionet e të punësuarve të tjerë në këtë zyrë. Avancimi në sekretariat i zyrës së deritashme nuk do te ketë ndikim as në raport me kantonet, thuhet në fund të komunikatës.
E-Diaspora
-
Sot, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe Sot është Dita e Alfabetit Shqip, tashmë e shpallur festë zyrtare e Shqipërisë. 22 nëntori ka...
-
Vjenë
Virale dhe e suksesshme, Almira nga Austria ka 800 mijë ndjekës në rrjetin “tik-tok”
-
Suedi: Diamant Salihu fiton çmimin “Novatorët e vitit”
-
5 orë pritje, anulohet fluturimi nga Bazeli për në Prishtinë
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri?
Jeta në Zvicër
-
Pse udhëtarët në Zvicër mund të paguajnë për kilometër në të ardhmen? Kompanitë e transportit publik në Zvicër dëshirojnë të përmirësojnë sistemin aktual të tarifave, duke i bazuar...
-
Nesër, mbyllja e stacioneve të trenit të Gjenevës
-
Zvicër: Dita e sotme shënon fillimin e javës së ‘Black Friday’
-
Zvicër: Aksident mes mjetit ushtarak dhe autobusit
-
Bora shkaktoi rreth 150 aksidente në kantonin e Cyrihut