Integrimi
KOFI jep ndihmë profesionale në fushën e migracionit
Pjesëmarrës në këtë konferencë ishin psikologë, pedagogë, sociologë dhe persona me profile të tjera, të cilët punojnë me kategoritë e njerëzve që ballafaqohen me probleme të migrimit
Konferenca me temën „Këshilla në lëminë e migracionit“, e organizuar nga KOFI (Konferenca Zvicerane e Shërbimeve Profesionale për Integrim), mblodhi në Bernë të enjten mbi 120 pjesëmarrës të profileve të ndryshme në Zvicër.
Ky takim që është mbajtur në hotelin „Ador“ kishte për qëllim që të ndihmojë pjesëmarrësit në punën e tyre të mëtutjeshme profesionale në lëmin e emigracionit.
Për të mësuar më shumë rreth rëndësisë së organizimit të kësaj konference biseduam me Hamit Zeqirin, kryetar i Konferencës Zvicerane të Shërbimeve Profesionale për Integrim (KOFI).
Zeqiri thotë se konferencat e këtilla kanë për qëllim profesionalizimin e personave që merren me dukuritë e migracionit.
„Qëllimi i konferencës është të ofrojmë njohuri të reja, të cilat më pas profesionistët nga lëmitë e ndryshme do t`i transmetojnë duke i shkëmbyer përvojat e tyre me të tjerët“, thekson ai.
Zeqiri potencon gjithashtu se qëllimi i organizimit të konferencave të këtij lloji është pa dyshim ideja se nga këto takime do të përfitojnë shtresat e njerëzve që ballafaqohen me probleme të ndryshme nga natyra e migracionit.
Kryetari i qendrës KOFI ka bërë të ditur gjithashtu se nën ombrellën e kësaj qendre organizohen më së paku katër konferenca të këtill lloji me tema aktuale, të cilat do t’u shërbejnë në punë profesionistëve që merren me trajtimin e personave që ballafaqohen me dukuri të natyrës së migracionit.
Trajtimi i njëjtë dhe i barabartë i të gjithë njerëzve ishte dhe një ndër pikat të cila kanë qenë dhe temë diskutimi.
„Një nga pikat që u diskutua dhe që vlen të përmendet është edhe fakti i të vepruarit në drejtim të trajtimit të njerëzve në mënyrë të barabartë, duke mos theksuar edhe prejardhjen e tyre. Me këtë ide synojmë që të mbrojmë klientët nga diskriminimet e mundshme që mund të ndodhin në këtë drejtim“, tha Zeqiri.
Pjesëmarrës në këtë konferencë ishin psikologë, pedagogë, sociologë dhe persona me profile të tjera, të cilët punojnë në mënyrë të drejtpërdrejtë apo indirekt me kategoritë e njerëzve që ballafaqohen me probleme të migrimit.
Në konferencën e KOFI-it morën pjesë rreth 120 profesionistë të lëmenjve të ndryshëm nga tërë Zvicra, në mesin e tyre edhe shqiptarë.
I.Agushi
Të tjera nga Integrimi
E-Diaspora
-
Dubai: Firma shqiptare e patundshërive me ofertë për investitorët shqiptarë të Zvicrës Nga Neymar te Tripleksi më i Shtrenjtë në Botë: Historia e Investimeve që Ndërtojnë Standarde të...
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
Jeta në Zvicër
-
Qeveria federale bën thirrje për kujdes: Rrugët janë të rrëshqitshme Qeveria federale po paralajmëron për rrugë të rrëshqitshme në shumë zona. Paralajmërimi është i vlefshëm deri...
-
Ndjekjet penale dhe falimentimi: Rritje e rrezikut për të vetëpunësuarit nga viti 2025
-
A duhet të bëhen të detyrueshme gomat e dimrit në Zvicër?
-
SBB pret fitim të njëjtë si vitin e kaluar
-
Shumë pista skijimi në Zvicër kanë hapur sot dyert