Integrimi
Ballkanasit “hyjnë në modë” falë suksesit të futbollistëve shqiptarë
Kessler: "Këtë efekt e kemi në mënyrë të qartë këtë vit. Brezi i parë tashmë është integruar ndërsa i dyti po e trashëgon atë. Ata flasin schweizerdeutsch dhe mbajnë pozita udhëheqëse nëpër kompani e në administratë"
Sipas ekspertit të njohur të integrimit nga Bazeli, Thomas Kessler, ballkanasit në Zvicër janë tashmë jo vetëm të integruar por, falë suksesit të futbollistëve ballkanas në kombëtaren zvicerane, nga ky vit, ata janë edhe “në modë”. Ai thotë se me ballkanasit ka ndodhur ngjashëm me atë që pati ndodhur me italianët. “Në vitet 60 e 70 reputacioni i italianëve ishte po ashtu i ngarkuar. Por njerëzit qenë mësuar me ta dhe ata ndërkohë qenë integruar te ne. Pastaj në vitin 1982 kombëtarja italiane fitoi titullin e Kampionit Botëror të futbollit dhe italianët u bënë të dashur. Zviceranët marshonin rrugëve me flamujt italianë dhe ndjeheshin të lidhur me italianët që jetonin në vendin tonë”, vlerëson Kessler në intervistën për 20minuten.ch. Dhe ai në këtë kontekst vendos një paralele me Ballkanin.
“Këtë efekt e kemi në mënyrë të qartë këtë vit. Brezi i parë tashmë është integruar ndërsa i dyti po e trashëgon atë. Ata flasin në gjermanishten e Zvicrës (schweizerdeutsch) dhe kanë fituar pozita udhëheqëse në kompani e në administratë”. I pyetur nëse ata kështu janë bërë pjesë e Zvicrës, Kessler thotë: “Gjithsesi po. Kujdestari i ndërtesës, zanatliu, pronari i kopshtit, trajneri i një klubi futbolli, ose edhe oficeri ne ushtri: Ata gjithnjë më shumë janë me prejardhje nga Ballkani. Edhe në ambientet e klasës së mesme, aty ku ka pasur më së shumti paragjykime, ata ndërkohë kanë lëshuar rrënjë. Zviceranët kanë të bëjnë me ta dhe e shohin se edhe ata janë të ngjashëm me ne”.
Ndërsa efekti i Kampionatit Botëror në Brazil, sipas Kesslerit ka qenë përcaktues në pranimin e ballkanasve si “zviceranë të mirë”. “Futbollistët e suksesshëm nga Ballkani në kombëtaren e Zvicrës luajnë rolin e çelësit që hap dert në jetën e përditshme. Ato sjellin një imazh të ri të këtij grupi migrantësh dhe e bëjnë atë simpatike. Kjo vlen po ashtu edhe për popullatën me prejardhje nga Turqia”, thotë ai. Sipas ekspertit nga Bazeli madje shqiptari ose kurdi i Zvicrës qysh tash bien në sy si “zviceranë më të mirë”. “Ata shpesh janë të zellshëm , udhëheqin me sukses restorantet zvicerane ose firmat me zeje tradicionale dhe duan të integrohen. Përvoja e përditshme me ta është të shumtën pozitive, për këtë arsye tash i gjithë imazhi përmbyset nga ai negativ në pozitiv”.
Kessler shton se “vitet e vështira” sa i përket integrimit të ballkanasve kanë kaluar. “Kjo shihet edhe në statistikat për kriminalitetin e të rinjve. Të rinjtë problematikë tashmë janë rritur dhe në shumicën e rasteve janë bërë pjesë e jona”.
Ai po ashtu ka folur për pushimet e mundshme në Shqipëri, në kushtet e përmirësimit të imazhit të shqiptarëve dhe ballkanasve në Zvicër. “Sigurisht nuk do të zgjasë shumë derisa pushimet në Shqipëri nuk do të mbeten tabu por do të bëjnë boom. Kur një shtresë e gjerë e popullsisë fiton besim dhe lidhet edhe me punë me Shqipërinë, atëherë edhe vendi i shqiptarëve bëhet atraktiv”. Dhe kjo ndikon në përmirësimin e marrëdhënieve me Ballkanin. Sepse “pushimet kane gjithnjë në vete diçka romantike. Kjo prodhon një efekt ndryshues që ne e lidhim me banorët e atij vendi.”
“20minuten.ch”, si pretekst për permirësimin e imazhit të ballkanasve, ka shfrytëzuar një studim të publikuar të mërkurën, sipas të cilit të huajt në Zvicër me mbiemrin “iç” (ish jugosllavë) nuk janë të diskriminuar gjatë kërkimit të banesave.
Të tjera nga Integrimi
E-Diaspora
-
Dubai: Firma shqiptare e patundshërive me ofertë për investitorët shqiptarë të Zvicrës Nga Neymar te Tripleksi më i Shtrenjtë në Botë: Historia e Investimeve që Ndërtojnë Standarde të...
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
Jeta në Zvicër
-
Çfarë nisma të tjera votojnë kantonet dhe qytetet në Zvicër? Përpos propozimeve kombëtare, në shumë kantone dhe qytete të Zvicrës mbahet votim gjatë ditës së sotme....
-
Zvicra voton për katër propozime kombëtare sot
-
Qeveria federale bën thirrje për kujdes: Rrugët janë të rrëshqitshme
-
Ndjekjet penale dhe falimentimi: Rritje e rrezikut për të vetëpunësuarit nga viti 2025
-
A duhet të bëhen të detyrueshme gomat e dimrit në Zvicër?