Lajme
Rugova, destinacion për ngjitje
Virtyt Morina, zyrtar për turizëm në Komunën e Pejës, flet për thesaret dhe potencialet turistike të Grykës së Rugovës
Albinfo.ch ka filluar një seri të shkrimeve që do të tregojnë për turizmin në Kosovë dhe njerëzit të cilët merren me të me pasion të madh, duke tentuar që të sjellin sa më shumë vizitorë në vendet e bukura të Kosovës.
Kosova, një vend pa dalje në det dhe me vetëm 11 mijë kilometra katrorë, ndoshta edhe nuk duket aq atraktive për vizitorë të jashtëm, të cilët mund të zgjedhin Zvicrën, Francën, Indinë, Nepalin, apo edhe metropole të ndryshme të botës. Mirëpo sa është e madhe bota me vende për t’i vizituar, aq e madhe është bota me njerëz të cilët dëshirojnë të shohin diçka që është më ndryshe, diçka që nuk ka hyrë në standardet e turizmit dhe ofron një përjetim tjetër.
Ka edhe të tillë që tërheqen nga kureshtja për një vend për të cilin kanë dëgjuar vetëm në medie, apo një vend prej nga vjen një mik i tyre në Evropën Perëndimore.
Organizata Botërore e Turizmit e definon turistin si person që udhëton jashtë ambientit të tij të zakonshëm për më pak se një vit për çështje të argëtimit apo biznesit. E, sipas këtij definicioni, edhe vizitat e diasporës mund të konsiderohen si turistike.
Për këtë albinfo.ch gjatë bisedave të veta do të trajtojë edhe këtë çështje, a është Kosova e gatshme t’i ofrojë diasporës diçka më shumë se ç’ka diaspora atje – familjen, a do të arrijë Kosova të ketë shërbime që diaspora kosovare të ftojë miqtë e vet nga vendet ku jetojnë që të bëjnë një vizitë turistike në Kosovë. A do të jetë Kosova tërheqëse për gjeneratën e dytë dhe të tretë të kosovarëve në Perëndim.
Bjeshka dhe turizmi janë profesioni i Virtyti Morinës, ai është zyrtari për turizëm në Komunën e Pejës për vite me radhë. Ai përcjell zhvillimet në turizmin e bjeshkatarisë me kujdes dhe ka marrë pjesë në projektin që e ka bërë Pejën pjesë të shpërblimit prestigjioz ndërkombëtar nga organizata WTTC (World Travel and Tourism Council) në vitin 2013, duke u kurorëzuar me çmimin e parë në menaxhimin e destinacionit me projektin “Majat e Ballkanit”, si destinacion për ”Turizmin e së Ardhmes”.
Cila është paketa më e mirë turistike që mund të ofrohet në Kosovë?
Ambienti malor i Kosovës është tërheqës pasi ofron pamje të pashkatërruara dhe pa investime të mëdha në infrastrukturë, ku ende tradita dhe kultura e banorëve që jetojnë në këto vise malore ruhet me fanatizëm dhe shprehet në mënyrë origjinale siç ka qenë para shumë vjetësh.
Mikpritja e këtyre banorëve lokalë është krenaria e bjeshkëve. Po ashtu natyra e pashfrytëzuar dhe e pashkatërruar me shtigjet e ecjes, shpellat, grykat me shkëmbinj, liqenet edhe në lartësi deri 1860 m si dhe ujëvarat e shumta ofrojnë një atraksion të paharruar për vizitorët në këtë vend.
Sa turistë ka Peja në vit dhe kush janë ata?
Për këtë nuk kemi statistika, përveç të dhënave që i mbledhim se sa njerëz vijnë që të kërkojnë informata në zyrën tonë, të komunës.
Vitin e kaluar kemi pasur 8344 vizitorë të huaj dhe të vendit, mirëpo ka edhe shumë vizitorë të tjerë që kanë shkuar në qendrën e vizitorëve në hyrje të Grykës së Rugovës.
Sa i përket ngjitjes, çka ofron Peja ?
Tanimë Peja ka filluar ta marrë emrin ”Destinacion për ngjitje”. Çdo vit është duke u shtuar numri i adhuruesve të ngjitjes që kërkojnë të vijnë në Grykën e Rugovës për të bërë ngjitje. Edhe pse numri i shtigjeve ende është modest ( gjithsej 59 shtigje), ato janë mjaft atraktive dhe kanë vështirësi nga 5a+ deri në 8b+, ndërsa gjatësia e tyre është nga 10 m deri në 320 m.
Andaj në Grykën e Rugovës gjithsej janë 7 zona të ngjitjes, ku adhuruesit mund të merren me këtë aktivitet. Po ashtu Shoqata e alpinistëve “Marimangat e Pejës” ofron guidë të certifikuar dhe pajisje të testuara nga UIAA për të gjithë dashamirët që dëshirojnë ta kalojnë një ditë në aventura dhe me sfida të përballjes me shkëmbinj në pushtimin e tyre.
Gjatë periudhës së verës dhe vizitave nga diaspora a ka kërkesa për turizëm në bjeshkë?
Po, vlen të theksohet sidomos ky vit (2014) ka një ndryshim të madh sa i përket kërkesave të diasporës që kanë kërkuar në zyrën për informata turistike për atë se çka ofron Peja dhe çka mund të bëjnë në Pejë. Kryesisht kërkesat janë për vizita në zonat malore të Rugovës, e cila është një bukuri me peizazhe natyrore që mundëson realizimin e aktiviteteve të ndryshme në natyrë dhe relaks.
Ndër aktivitetet që kanë kërkuar më tepër janë realizimi i aktiviteteve aventurore, si ecje në bjeshkë, ngjitje në shkëmbinj, Via Ferrata (që është produkti më i ri dhe i vetmi në Kosovë), pastaj organizimin e ofertave edukative me familjet për njohjen e vendit.
Vlen të theksohet se kërkesa ka pasur edhe për vizitat në qytet për trashëgiminë kulturore, ku është propozuar shtegu kulturor, i cili përmban 15 pika atraktive të trashëgimisë kulturore, të cilat mund të vizitohen.
Sipas teje, cili është vendi më i bukur në Kosovë (nuk është fjala për qytete, mund te jetë një livadh, një fshat, një pikë ku ngjitesh edhe sheh gjithçka) dhe pse?
Gryka e Rugovës dhe aktiviteti Via Ferrata, i cili të ofron një pamje madhështore të kësaj gryke, e cila njihet si një nga grykat më të bukura në Evropë. Via Ferrata ofron edhe një dozë të mirë të adrenalinës, mirëpo gjithmonë duke qenë e sigurt nëse merret guda dhe pajisjet adekuate. Nga këtu pamjet të habisin përderisa ngjitesh nëpër shkallët e metalta, të instaluara aty me ndihmën e ekspertëve italianë
E-Diaspora
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri? Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në Shqipëri, Ilirjan Celibashi, tha se janë krijuar kushtet e...
-
Kurti mban fjalim në forumin ekonomik Zvicër-Kosovë, flet për “partneritet të fuqishëm”
-
Arbër Bullakaj, në krye të nismës për lehtësimin e natyralizimit të të huajve
-
Ariana Qizmolli, me pjesën “Kërce pak”, në festivalin e vallëzimit, në Winterthur
-
Një deputete në Kuvendin e Shqipërisë, me doktoratë austriake
Jeta në Zvicër
-
Më shumë se 640,000 fishekë snajperësh zviceranë thuhet se kanë shkuar në Ukrainë Municione snajperi nga kompania zvicerane P Defence thuhet se kanë mbërritur në Ukrainë në korrik 2023...
-
Kaosi i SBB i frustron udhëtarët: “Ka komunikim zero”
-
Bora paralizon qarkullimin në shumë vende në Zvicër
-
Bazeli do të votojë mbi koston e organizimit ‘blasfemik’ të Eurovizionit 2025
-
Zvicra mbetet kampione evropiane në hekurudha