Integrimi
Bashkatdhetarët i premtojnë Mimozës ndihma për “Vllaznimin”
Me një ofertë konkrete për klubin e "Vllaznimit" kishin ardhur nga Parisi vëllezërit Arsim e Alban Berisha me bashkëpunëtorin e tyre, francezin Sasha Huet Baranov
KF “Vllaznimi” nga qyteti i Gjakovës për të mbledhur donacione nga Zvicra bëhet bashkë me kryetaren e Komunës së Gjakovës, Mimoza Kusari-Lila. Në delegacionin nga Gjakova, përveç kretares, ishte edhe kryetrajneri i klubit, Genc Hoxha dhe kapiteni i ekipit, Robert Gjeraj.
Para të pranishmëve që kishin ardhur në restorantin “Quelle” të Badenit fjalën e mori kryetarja Kusari-Lila, ku i falënderoi të pranishmit që kishin shprehur interesim për ta ndihmuar klubin KF “Vllaznimi”. Ajo tha se i vjen keq që nuk mund t’i presë në këto kushte të mira si në Zvicër edhe në qytetin e Gjakovës, por tha se ju presim me zemër të hapur gjithmonë.
“Është hera e tretë që vij në Zvicër, si kryetare e Komunës së Gjakovës, mirëpo për dallim nga herat e tjera, kësaj here kam ardhur me një qëllim tjetër. KF “Vllaznimi” ka nevojë për ndihmën e juaj, ka nevojë për përkrahjen e juaj”, tha Kusari-Lila.
Ajo shtoi më tutje duke thënë se “Vllaznimi” është një klub i madh, ku ne kemi nevojë për të, por edhe klubi sot ka nevojë për ne, ka nevojë për ndihmë financiare, për avancimin e infrastrukturës të stadiumit të futbollit si dhe për zhvillimin e mëtutjeshme të ekipit “Vllaznimi”.
Edhe kryetrajneri Genc Hoxha, mes tjerash tha se klubi i futbollit “Vllaznimi” identifikon Gjakovën, dhe se është sukses që jemi kthyer në superligë dhe kemi arritur të grumbullojmë një numër të madh futbollistësh.
“Përveç rezultateve të mira, ne synojmë që edhe të jemi ekip i suksesshëm dhe shembull për ekipet kosovare. Klubin edhe në të kaluarën e kanë ndihmuar shumë sportdashës dhe pret që edhe kësaj radhe të ketë ndihmë”, tha trajneri Hoxha.
Pasi u njoftuan të pranishmit për gjendjen e klubit të Gjakovës nga Kusari-Lila dhe Genc Hoxha, fjalën e mori edhe kapiteni i ekipit, ku tha se klubi është shumë i rëndësishëm për qytetin e Gjakovës.
“Ju e dini shumë mirë se sa është i rëndësishëm ky ekip për qytetin e Gjakovës. Ky ekip na bën krenarë, por ne kemi nevojë për ndihmë, sepse kemi probleme financiare dhe kemi ardhur këtu për të na ndihmuar. Po e shoh edhe pjesëmarrjen tuaj këtu dhe kjo tregon edhe gatishmërine e juaj për ndihmë”, përfundoi kapiteni Robert Gjeraj.
Restoranti ishte i mbushur, dhe në mesin e tyre kishte të interesuar që kishin ardhur edhe nga Gjermania e nga Franca.
Në mesin e të interesuarve me një ofertë konkrete për klubin e “Vllaznimit” kishin ardhur nga Parisi vëllezërit Arsim e Alban Berisha, së bashku me bashkëpunëtorin e tyre, francezin Sasha Huet Baranov. Këta ishin mjaft të interesuar për investimin në këtë klub, por që nuk donin të bëhej njëherësh publike se për çfarë bëhet fjalë.
Sido që të jetë, ky delegacion nga Gjakova është ndarë i kënaqur me takimin me bashkatdhetarët në Zvicër dhe sigurisht se edhe do të përfitojë nga këto takime që kanë pasur.
Klubi i parë i futbollit në Gjakovë është formuar në vitin 1925, ndërsa në organet e pushtetit të atëhershëm është regjistruar më 1927 dhe kështu llogaritet ndër klubet më të vjetra në Kosovë.
Nga viti 1945, kur është mbajtur kampionati i parë i Kosovës e deri te mëvetësimi i futbollit kosovar (më 1991), Vëllaznimi 9 herë e ka fituar titullin e kampionit të Kosovës dhe për këtë e mban rekordin. Gjithashtu Vëllaznimi e ka fituar edhe 4 herë Kupën e Kosovës.
Gjakova ka dhënë emra të shquar të futbollit, ku mes tjerash duhet veçuar Adrian Kozniku, Besnik Hasi, Lorik Cana, etj.
Të tjera nga Integrimi
E-Diaspora
-
Dubai: Firma shqiptare e patundshërive me ofertë për investitorët shqiptarë të Zvicrës Nga Neymar te Tripleksi më i Shtrenjtë në Botë: Historia e Investimeve që Ndërtojnë Standarde të...
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
Jeta në Zvicër
-
Zvicra voton për katër propozime kombëtare sot Këtë të diel po votohet për katër propozime kombëtare: Zgjerimi i autostradës: Qeveria federale dhe parlamenti...
-
Qeveria federale bën thirrje për kujdes: Rrugët janë të rrëshqitshme
-
Ndjekjet penale dhe falimentimi: Rritje e rrezikut për të vetëpunësuarit nga viti 2025
-
A duhet të bëhen të detyrueshme gomat e dimrit në Zvicër?
-
SBB pret fitim të njëjtë si vitin e kaluar