Bota
Kabul: Dhjetëra të vrarë nga shpërthimi i bombës në një dasmë
Nga një sulm vetëvrasës me bombë u vranë 63 persona dhe u plagosën 182 të tjerë
Zyrtarët afganë thonë se nga një sulm vetëvrasës me bombë u vranë 63 persona dhe u plagosën 182 të tjerë. Shpërthimi ndodhi gjatë një dasme në Kabul, në orët e vona të 17 gushtit.
Presidenti afgan, Ashraf Ghani, hodhi poshtë një deklaratë të grupit militant të talibanëve, të cilët mohuan përgjegjësinë për këtë sulm, duke thënë se ky grup të paktën ndan fajin për këtë sulm “barbar”.
Ai tha se ka thirrur një mbledhje të jashtëzakonshme për të diskutuar për çështjet e sigurisë dhe për mënyrat se si të shmangen “gabime” të tilla.
Talibanët mohuan përgjegjësinë për sulmin, i cili është njëri ndër më vdekjeprurësit në Kabul gjatë këtij viti dhe vjen në kohën kur Uashingtoni dhe talibanët raportohet se janë afër arritjes së një marrëveshjeje për t’i dhënë fund luftës gati 18-vjeçare.
Zëdhënësi i talibanëve, Zabihullah Muajahid, e dënoi sulmin, raportoi agjencia dpa.
“Talibanët nuk mund të shfajësojnë veten, sepse ata ofrojnë platformë për terroristët”, shkroi në Twitter presidenti Ghani.
“E dënoj fuqishëm sulmin çnjerëzor gjatë dasmës në Kabul. Prioriteti im kryesor tani është që të jem pranë familjarëve të viktimave të këtij sulmi barbar. Në emër të kombit, ju dërgoi ngushëllimet më të sinqerta familjarëve të atyre që u martirizuan”, tha Ghani.
Zëdhënësi i Ministrisë së Brendshme, Nasrat Rahimi, tha se gra dhe fëmijë janë në mesin e të plagosurve pas shpërthimit të bombës.
“Rreth 1,200 persona ishin të ftuar në këtë dasmë”, tha Ahmad Omid, në i mbijetuar i këtij shpërthimi.
Shpërthimi ndodhi në një sallë dasmash në Kabul, që gjendet në një pjesë të banuar me komunitetin shiitë, raporton Radio Evropa e Lirë, përcjell Albinfo.ch.
Të ngjashme
Të tjera nga Bota
E-Diaspora
-
Hamza vazhdon fushatën në Gjermani, takoi bashkatdhetarët në Hannover e Köln Kandidati për Kryeministër i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, në kuadër të turneut të nëntorit...
-
Raportohet për eskalim gjatë tubimit të Edi Ramës me shqiptarët në Londër, rrahje mes protestuesish
-
Mbrëmje kulturore kushtuar rrënjëve të qytetërimit tonë
-
Rama nga Londra godet opozitën: Nxitën akte antishqiptare në tokë të huaj
-
Rama takohet me diasporën në Londër, pritet me protesta nga opozita
Jeta në Zvicër
-
Projeksionet e referendumeve sot në Zvicër Sipas projeksioneve të RSS, zgjerimi i autostradave refuzohet me 52%, ndarja për ligjin e qirasë dhe...
-
Pasditen e së dielës pritet të rikthehen në qarkullim trenat në Gjenevë
-
Për njëzet vjet, Google ka ndihmuar në transformimin e Cyrihut
-
Banorët e Cyrihut duhet të ndajnë 45 franga për dritat e Krishtlindjeve
-
Zvicër: Mbi 12,000 raportime për fyerje