Ekonomi
Euro do të bie edhe më shumë
Shanset janë që euro të thyejë nivelin e këmbimit me 1.10 dollarë në fund të gushtit
“Bloomberg” raporton se tashmë kanë nisur bastet se euro do të ulet poshtë nivelit 1.10 dollarë, ndërsa Banka Qendrore Evropiane po përgatitet të hedhë një paketë stimuluese për ekonominë si reagim ndaj rrjedhës që ka marrë ekonomia botërore e paqartësive që ka për tregtinë. Shanset janë që euro të thyejë nivelin e këmbimit me 1.10 dollarë në fund të gushtit.
Shanset që kjo të ndodhë deri në fund të gushtit janë rritur në 49%, më shumë se trefish një javë më parë, sipas modelit të çmimeve të Bloomberg, transmeton Scan.
Kjo vjen në një kohë kur Banka Qendrore Evropiane është duke përgatitur paketën e vet të stimulimit, ajo për të cilën krijuesi i politikave Olli Rehn tha se duhet të jetë “me ndikim dhe domethënie”, përcjell albinfo.ch.
Investitorët me pozicione të gjata në euro u kujtuan gjithashtu këtë javë se kërcënimi i një lufte tregtare me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, nuk është zbehur krejt. Presidenti amerikan Donald Trump, është shprehur se Bashkimi Europian, e trajton SHBA edhe më keq sesa Kina dhe përshkallëzimi i tillë i luftës tregtare mund të shtojë një presion të mëtejshëm për monedhën e përbashkët, veçanërisht pasi tregtia e mbartur nga euro kundër tregjeve në zhvillim po përkeqësohet.
Të ngjashme
Të tjera nga Ekonomi
E-Diaspora
-
Sot, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe Sot është Dita e Alfabetit Shqip, tashmë e shpallur festë zyrtare e Shqipërisë. 22 nëntori ka...
-
Vjenë
Virale dhe e suksesshme, Almira nga Austria ka 800 mijë ndjekës në rrjetin “tik-tok”
-
Suedi: Diamant Salihu fiton çmimin “Novatorët e vitit”
-
5 orë pritje, anulohet fluturimi nga Bazeli për në Prishtinë
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri?
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Dita e sotme shënon fillimin e javës së ‘Black Friday’ Kjo sepse dita e sotme shënon fillimin e javës së ‘Black Friday’, një zbavitje tradicionale e...
-
Zvicër: Aksident mes mjetit ushtarak dhe autobusit
-
Bora shkaktoi rreth 150 aksidente në kantonin e Cyrihut
-
Mbi 600 thirrje urgjente janë pranuar vetëm në kantonin e Lucernit për shkak të borës
-
Bora e parë në Zvicër bllokon trafikun